23.07.2024

Takimi i ministrit Limani me Lidhjen Nacionale të të Verbërve 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka takuar kryetarin e Lidhjes Nacionale të të Verbërve, Zharko Selkovski. 

Në takim bashkëbiseduesit diskutuan për sfidat me të cilat përballen personat e verbër në vend, për të drejtat që i shfrytëzojnë nga sistemi i mbrojtjes sociale, si dhe për ndihmën që e kanë aktualisht në dispozicion.

 

Konkluzionet e takimit ishin që të arrihet një zgjidhje e përbashkët më e përshtatshme që do të nënkuptojë avancimin e të drejtave të personave të verbër dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. 

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për të përforcuar bashkëpunimin mes Ministrisë dhe Lidhjes, si dhe përfshirjen e institucioneve që janë të ndërlidhura me këtë fushë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.