16.06.2025

Thirrja për Çmimin e Pjesëmarrjes Rinore është hapur - të rinjtë dhe organizatat rinore mund të aplikojnë deri më 30 qershor

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve (MPSDR) në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Rinor të Maqedonisë (KKRM), ndanë Çmimin e Pjesëmarrjes së të Rinjve të këtij viti.

Çmimi ndahet në tre kategori:

  • kategoria individuale (të rinj të moshës 15-29 vjeç); 
  • kategoria për grupe joformale të të rinjve (me të paktën 3 anëtarë) dhe 
  • kategoria për organizata rinore, organizata për të rinjtë dhe organizata ombrellë rinore

Çmimi synon të njohë dhe të vlerësojë punën e të rinjve në adresimin e çështjeve të ndryshme shoqërore. I njëjti ndahet për aktivitete dhe iniciativa që personat e nominuar kanë zbatuar gjatë periudhës qershor 2023 dhe maj 2025.

Shuma e Çmimit për Pjesëmarrje të të Rinjve sipas kategorisë është si vijon:

  • 1,000 EUR për kategorinë individuale;∙             
  • 3,000 EUR për grupet joformale të të rinjve dhe∙             
  • 3,000 EUR për organizatat rinore.

Afati për paraqitjen e nominimeve është nga data 16 deri më 30 qershor 2025.

Rreth kushteve dhe kritereve për Çmimin e Pjesëmarrjes së të Rinjve, për më shumë detaje mund të vizitoni linuk mëposhtëm: https://www.mtsp.gov.mk/content/pdf/2025/mladi_oglasi/%C3%A7mimi_p%C3%ABr_pjes%C3%ABmarrjen_e%20t%C3%AB%20rinjve.pdf

Paraqitjen për nominimin tuaj mund ta bëni në linkun e mëposhtëm:

NOMINIME PËR ÇMIMIN PËR PJESËMARRJE TË TË RRINJVE 2025

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.