Publikuar më dt. 29.04.2025

 

 

 

 

Thirrje publike për aplikim në Shkollën Verore Rinore Nacionale për Përfshirje Sociale

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe e të Rinjve në bashkëpunim me Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), shpall thirrje për pjesëmarrje në Shkollën Verore Nacionale Rinore për Përfshirje Sociale.

Thirrja është e dedikuar për të rinjtë nga Maqedonia e Veriut të cilët janë nga mosha 16 deri në 22 vjeç.

Shkolla Verore Rinore Nacionale do të mbahet nga data 16 deri më 20 qershor në Mavrovë në Hotel Grand Chamois. Rreth 40 të rinj do të kenë mundësinë të marrin pjesë në shkollën rinore verore, e cila është një platformë për fuqizimin e të rinjve si agjentë të ndryshimit. Pjesëmarrësit, të cilët përmes metodave interaktive të punës, do të kenë mundësinë të takohen dhe të shoqërohen me bashkëmoshatarë nga i gjithë vendi dhe të fitojnë shkathtësi të reja në lidhje me zhvillimin personal, marrëdhëniet ndër-personale dhe punën në grup. 

Shkolla verore do të bazohet në qasjen “Sporti për Zhvillim”, duke përdorur sportin si një mjet pedagogjik për të nxitur edukimin e të rinjve, përfshirjen dhe zhvillimin personal të nxënësve.

Gjuhët e punës së shkollës verore janë maqedonishtja dhe shqipja. 

Transporti, akomodimi dhe ushqimi për pjesëmarrësit mbulohen plotësisht nga organizatorët.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve inkurajon të gjithë të rinjtë e interesuar të moshës 16-22 vjeç që të aplikojnë për pjesëmarrje në shkollën verore rinore duke plotësuar formularin

Thirrja publike për aplikime për pjesëmarrësit do të jetë e hapur nga data 29.04.2025 deri më 12.05.2025.

Aplikacionet e plotësuara duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mailin arta.sulejmani@mtsp.gov.mk ose personalisht në formë letre në arkivin e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve (adresa: Rr. Dame Gruev nr. 14, 1000 Shkup) me shënim SEKTORI I TË RINJVE.

Për informacione shtesë, ju lutemi kontaktoni në e-mailin puleksenija.jovanoska@mtsp.gov.mk.

Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bazohet në aplikimin dhe motivimin e shprehur. Gjatë kësaj do të zbatohen dhe ndiqen parimet e diversitetit, barazisë dhe mos-diskriminimit.

Ky aktivitet është në përputhje me Strategjinë Nacionale për të Rinjtë 2023-2027 dhe Planin e Veprimit 2023-25 (masa 4.5.5.1.) që janë pjesë e aktiviteteve të planifikuara nga MPSDR-ja.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.