16.11.2023

Trençevska: Përmes artit të ndajmë mesazhe të fuqishme, nga të rinjtë për të rinjtë

Të rinjtë nga studioja dramatike e fëmijëve për fëmijë në rrezik social “Neverlend” nga Shoqata “Proekt Sreqa” u takuan me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në hapësirat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Ministrja Trençevska gjatë gjithë mandatit të saj ka qenë mbështetëse besnike e fëmijëve nga rreziku social të përfshirë në studion dramatike për fëmijë “Neverland”. Vitin e kaluar, gjatë ngjarjeve para Vitit të Ri është arritur bashkëpunimi ndërmjet MPPS-së dhe “Proekt Sreqa”, ku janë përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara, fëmijët nga familjet kujdestare dhe fëmijët e kategorive të rrezikuara të qytetarëve. Bashkëpunimi u thellua me mbështetjen e ministres Trençevska për turneun e shfaqjes "Sikur të mundja..."e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për bullizmin në shkollat fillore dhe të mesme.

Në takim, fëmijët ndanë përshtypjet e tyre nga shfaqjet e deritanishme në mbarë vendin. Ata e informuan edhe për dialogun mes bashkëmoshatarëve në lidhje me bullizmin.

Trençevska theksoi se iniciativa e tyre është e një rëndësie të veçantë për të gjithë të rinjtë, sepse inkurajimi i të rinjve për të menduar për çështje të caktuara nuk duhet të vijë vetëm nga institucionet apo organizatat. Ajo tha se disa mesazhe përcillen më mirë kur përfshihen aktorë të së njëjtës moshë, duke theksuar se në këtë mënyrë mesazhet pranohen me besim më të madh.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.