17.01.2023

Trençevska: Si Qeveri, e zgjodhëm rrugën inkluzivie, të drejtësisë sociale dhe barazisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mbajti fjalim në Konferencën Rajonale “Modelet për gjithëpërfshirje të minoriteteve dhe grupeve të rrezikuara në Ballkanin Perëndimor-  Ndarja e praktikave të mira dhe rekomandimeve për politikëbërje të përmirësuar”, organizuar si pjesë e projektit “Avancimi i modeleve për inkluzivitetin e minoriteteve dhe fuqizimi i ofrimit të shërbimeve në strukturat komunale në Ballkanin Perëndimor”. Në konferencë ishin të pranishëm edhe drejtori i GIZ-it për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, David Oberhuber, drejtori ekzekutiv i NALAS-it, Kelmend Zajazi dhe kancelarja e Departamentit shtetëror të minoriteteve, Linda Piper. 

“Ne si Qeveri e zgjodhëm rrugën inkluzive, të drejtësisë sociale dhe barazisë. Ne miratojmë masa, ligje dhe përcaktojmë një kornizë me të cilën duhet të udhëhiqemi të gjithë në shoqërinë tonë, sepse qëllimi është një - mundësi të barabarta për të gjithë bashkëqytetarët, sepse vetëm me respekt të ndërsjellë dhe funksionim të lehtësuar pa paragjykime mund të jemi shtet i suksesshëm që përparon”, tha Trençevska.

Ministrja e potencoi punën e Qeverisë në periudhën e kaluar dhe theksoi se me zbatimin e reformës sociale është inkurajuar pluralizimi dhe decentralizimi i shërbimeve sociale. Ajo tha se vendosja e shërbimeve sociale pa i afruar ato me njerëzit që kanë nevojë nuk do të sjellë sukses.

“Për zhvillim sa më të shpejtë të ofrimit të shërbimeve sociale nga komunat, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke zbatuar një projekt për rritjen e aksesit në shërbimet sociale dhe përmirësimin e cilësisë së tyre, për të cilin kemi siguruar gjithsej 10.8 milionë euro, për  periudhën e zbatuar prej 5 vitesh”, tha Trençevska.

Ajo iu referua edhe përfshirjes së komunitetit rom dhe theksoi se me Planin operativ për punësim, në përputhje me masat për punësim, në vitin 2022 janë përfshirë 105 persona të komunitetit romë. Ministrja tregoi gjithashtu përkushtimin për përfshirjen e fëmijëve romë në kopshte.

“Viti shkollor 2021/2022 është viti i katërt radhazi me konkluzion të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ku fëmijët romë të cilët janë të përfshirë në arsimin parashkollor lirohen nga pagesa e participimit”, tha Trençevska.

Në fund të fjalës së saj, ministrja theksoi se puna e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është në drejtim për të mbështetur të gjithë në shoqëri duke ofruar mundësi të barabarta për të gjithë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.