22.05.2023

Trençevska: Të drejta të barabarta dhe mundësi të barabarta që në moshë të hershme

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka takuar Shoqatën e prindërve të fëmijëve me sëmundje endokrinologjike – Rast. Shoqata ekziston që nga viti 2007 dhe përfaqëson të drejtat e të gjithë fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë çrregullime të rritjes, të cilët marrin terapi kronike hormonale për rritje, si dhe sëmundje të tjera endokrinologjike.

Përfaqësuesit e shoqatës, gjatë vizitës e njoftuan ministren për punën e tyre. Ata theksuan se janë një nga shoqatat më aktive në të gjithë vendin dhe se motoja e tyre bazë është veprim në kohë në të gjitha sferat që prekin fëmijët për të cilët avokojnë.

Ata theksuan agjendën e tyre për këtë vit dhe paralajmëruan fushatën e tyre për sensibilizimin e rritjes, e cila duhet të përfshijë të gjitha kopshtet e vendit.

Gjatë takimit, ministrja shprehu interesimin e saj për bashkëpunim dhe vuri në dukje se për përfshirje në iniciativën e tyre dhe mbështetje për përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është gjithmonë në dispozicion.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.