11.11.2024

Vellkovski: Është detyra jonë t'i mbrojmë më të vegjëlit

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski mori pjesë në një ngjarje ku u prezantuan rezultatet e ndotjes së ajrit në 5 shkolla dhe 5 kopshte në Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë.

Në një deklaratë për media para fillimit të ngjarjes, Velkovski deklaroi:
“Fatkeqësisht, në këto prezantime do të dëgjojmë ato rezultate që i dimë prej vitesh se çfarë po ndodh në Maqedoni dhe sa është ndotja e ajrit dhe si ndikon te vetë fëmijët, te të gjithë, por më së shumti te fëmijët. Fakti është se klinikat tona janë plot me fëmijë me sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes dhe për këtë arsye ne të gjithë duhet të punojmë së bashku, të bëjmë një plan dhe të fillojmë një luftë kundër ajrit të ndotur. Natyrisht, ne i ndajmë mjetet si ministri për të gjitha shpenzimet materiale që u nevojiten kopshteve si bllok grante që i hedhim në nivel lokal në vetë subjeket juridikë dhe me ato mjete mund të blejnë vetë pastruesit e ajrit, aty ku gjendja është alarmante. Ka një mundësi që ta bëjmë përmes vetë komunave, por si ministri do të shqyrtojmë mundësinë që të mund të ndihmojmë në zgjidhjen e kësaj çështjeje sa më drejtpërdrejt”.

Aktiviteti u hap nga ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Xhejn dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorjan.

Rezultatet e hulumtimit u ndanë nga prof. Dejan Mirakovski, rektor i Universitetit Goce Delçev, dhe në panelin: “Përmirësimi i cilësisë së ajrit me qëllim të krijimit të një mjedisi të sigurt, kreativ dhe produktiv për mësim”, përveç Velkovskit, foli edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ngjarja organizohet në kuadër të projektit ““Trajtimi i ndotjes së ajrit”, i cili zbatohet nga UNDP në partneritet me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe me komunat e Kumanovës, Gostivarit, Strumicës, Kavadarit dhe Strugës.

Projekti është pjesë e Programit Kornizë të UNDP-së, i cili financohet nga Suedia, dhe përfshin projektin “Përforcimi i kapaciteteve komunale për zbatimin e projektit”.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.