04.03.2025
Zëvendësministri Velkovski për vizitë pune në Gradsko
Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Velkovski, sot zhvilloi një vizitë pune në Komunën Gradsko.

Gjatë vizitës, së bashku me kryetarin e komunës së Gradsko, Kiro Nackov ata takuan përfaqësues të Shoqatës së personave me paralizë cerebrale. Në takim u diskutua për rëndësinë e zhvillimit të shërbimeve sociale në nivel lokal, me synimin për t'i bërë ato më të aksesueshme për njerëzit në nevojë.

Gjithashtu, u diskutua për gjendjen aktuale, mundësitë dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara fizike, si dhe u theksua se Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve ka një qasje serioze dhe do të vazhdojë të punojë me intensitet të jashtëzakonshëm në të gjitha proceset për realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Në kuadër të vizitës në Komunën Gradsko, zëvendësministri vizitoi edhe fëmijët e përkujdesur në çerdhen “Kokiçinja”, objekt në përbërje të IPKKF “Dimçe Mirçev” nga Velesi.

Në fund të vizitës në Gradsko, zëvendësministri Velkovski u takua me shoqatën e pensionistëve të komunës dhe pati mundësi të diskutojë dhe dëgjojë kërkesat, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen pensionistët nga kjo komunë. Në takim ai u porositi se Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe e të Rinjve do të vazhdojë të rrisë standardin e jetesës së pensionistëve dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën sociale. Ai porositi se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të hapur për të gjitha organizatat joqeveritare, komunat dhe organizatat që punojnë në fushën e mbrojtjes së të moshuarve.