18.12.2023

Trençevska: Të rinjtë vetë duhet të jenë pjesë e krijimit të mundësive për karrierë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të Aktivitetit të Përbashkët të Bashkëpunimit të USAID-it, ka publikuar sot hulumtimin me titull “Aspiratat e të rinjve për karrierë dhe aftësi”. Qëllimi i hulumtimit është të krijojë një pasqyrë reale të të rinjve për interesat e tyre për të ndërtuar një karrierë dhe për t'iu bashkuar tregut të punës.

Në manifestimin, i cili u organizua për promovimin e hulumtimit, folën Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe Kristofer Doxh, V.D. Drejtor i Zyrës së USAID-it për Zhvillim Ekonomik.

Në fillim të fjalës së saj, ministrja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe USAID-it dhe theksoi se hulumtimi “Aspiratat e të rinjve për karrierë dhe aftësi” është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta për kushte më të mira për të rinjtë në vendin tonë.

“Jam veçanërisht e kënaqur që hulumtimi që do të prezantohet sot është në fakt fryt i punës disamujore të studiuesve të rinj, intervistues dhe moderatorë të fokus grupeve, pikërisht në fund të vitit kur numërohen mësimet e nxjerra nga viti që po kalon dhe udhëzimet për atë të radhës”, theksoi Trençevska.

Ajo theksoi se hulumtimi duhet të japë një pasqyrë të qartë se cilat profesione i tërheqin të rinjtë dhe pse, cilat janë pritshmëritë e tyre nga pozicionet e punës dhe cilat aftësi mendojnë se u duhen për të qenë konkurrues në tregun e punës.

“Më konkretisht, ne do të krijojmë planin e ri Operativ për vitin 2024 pikërisht sipas rezultateve të marra dhe nevojave të të rinjve dhe do të punojmë së bashku me të rinjtë për një promovim më të madh në mënyrë që të rinjtë të informohen për mundësitë që u janë dhënë në dispozicion. Me këtë rast dëshiroj të inkurajoj të rinjtë që të shfrytëzojnë masat dhe shërbimet e ofruara në kuadër të Planit Operativ për masa dhe programe aktive. Ashtu si edhe më parë, plani do të përfshijë lloje të ndryshme të masave dhe shërbimeve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për punësim apo vetëpunësim, praktikë apo trajnim”, tha Trençevska.

Në fund të fjalës, ministrja theksoi se si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale, vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me të rinjtë dhe të jetë dëgjuesi kryesor i kërkesave të tyre. Sipas saj, qëllimi I këtyre procedurave është promovimi i mirëqenies së të rinjve, mbështetja në ruajtjen e shëndetit mendor, por edhe inkurajimi i tyre për të realizuar ëndrrat e tyre përmes aktivizimit të tregut të punës dhe përfshirjes më të madhe sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.