03.08.2021
MPPS: Ligji i falimentuesve hyn në fuqi, falimentuesit që i plotësojnë kushtet në afat brenda 30 ditësh të paraqiten në Agjencinë e Punësimit
Ligji për sigurim material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronë dominuese të shtetit, në mënyrë popullore i quajtur Ligji i falimentuesve, hyn në fuqi. Falimentuesit të cilët i plotësojnë kushtet duhet në afat brenda 30 ditësh të paraqiten në njësitë rajonale të Agjencisë së Punësimit.
Ligji i falimentuesve, që javën e kaluar unanimisht u miratua në Kuvend, siguron rreth 1100 falimentues të marrin kompensim në të holla prej 9.242 denarë, deri në ditën e pensionimit ose 34% nga paga mesatare neto e paguar për punëtor në vend për vitin e kaluar.
Me këtë ligj, materialisht do të sigurohen persona që kanë së paku 14 vite stazh pune në ndërmarrjet me pronë dominuese të shtetit, të cilët në ditën e parashtrimit të kërkesës janë në moshën së paku 52 vjeç (grua) dhe 55 vjeç (burrë), të cilëve marrëdhënia e punës iu është ndërprerë marrëdhënia e punës deri më 31 dhjetor 2020, të cilët kanë realizuar të drejtën e kompensimit në të holla pas 1 janarit të vitit 1993 dhe të cilët prej 31 dhjetorit 2020 deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk kanë qenë në marrëdhënie pune.
Me ligjin e ri mundësohet sigurimi material i personave të cilëve iu është ndërprerë marrëdhënia e punës, në bazë të falimentimit, likuidimit ose tepricës teknologjike, në ndërmarrje me pronë dominuese të shtetit ose me privatizimin e tyre, nëse nuk e kanë ndryshuar numrin e vetëm amë të subjektit, ndërsa në rast ndryshimi, këta të dalin nga ndërmarrja me pronë dominuese të shtetit, në periudhën prej 1 janari 1993 deri më 31 dhjetor 2020.
Me ndryshimin e fundit të Ligjit të falimentuesve, nga viti 2017 deri më sot është zgjidhur statusi i rreth 13 000 falimentuesve.