06.08.2021

MPPS: Në Karposh dhe në Tetovë do të hapen dy qendra të reja ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara, në Gazi Babë krijohet një këshillimore për familjet në rrezik

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale lidhi marrëveshje për bashkëpunim me komunat e Gazi Babës, Karposhit dhe Tetovës, të cilat parashikojnë hapjen e dy qendrave të reja ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe këshillimore për fëmijët dhe familjet në rrezik dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Bashkëpunimi do të zhvillohet në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetje të Bankës Botërore. Me këtë numri i komunave ku ofrohen shërbimet sociale të financuara në kuadër të projektit zgjerohet në 26, ndërsa numri i shfrytëzuesve rritet në mbi 1040 përfitues.

Në komunën e Karposhit 32 fëmijë me aftësi të kufizuara, nga të cilët 16 fëmijë në moshë prej 2 deri 5 vjeç dhe 16 fëmijë në moshë prej 6 deri 10 vjeç, do të kenë mundësi të qëndrojnë në Qëndrimin ditor të fëmijëve me aftësi të kufizuara, ku ofrues i shërbimit do të jetë Shoqata Maqedonase “Montesori”.

Përmes zbatimin e metodës së “Montesorit” dhe teknikat bashkëkohore terapeutike do të sigurohet ndihmë profesionale dhe mbështetje përmes trajtimit individual dhe të grupit dhe mbështetja psiko-sociale për fëmijët dhe familjet e tyre. Kjo nënkupton mbështetje intensive të nevojave individuale të fëmijës.

Në komunën e Gazi Babës, ofrues i shërbimit “këshillimore” do të jetë SOS “Fshati i fëmijëve”, ndërsa do të përfshihen 80 anëtarë të familjeve në rrezikun social. Ekipet profesionale do të punojnë në përmirësimin e aftësive sociale dhe komunikuese të fëmijëve midis moshatarëve, vetëbesimi dhe vetërespektimi i tyre, njohja e ndjenjave dhe teknikave të ballafaqimit.

Për zvogëlimin e konflikteve dhe dhunës në familje, ofruesit e shërbimeve do të punojnë edhe në përmirësimin e aftësive prindërore dhe të komunikimit midis anëtarëve të familjeve, me qëllim përforcimin e familjeve në rrezik social.

Në komunën e Tetovës, gjithashtu do të formohet një qëndrim ditor për personat me aftësi të kufizuara, ku do të kenë mundësi të qëndrojnë 30 fëmijë me aftësi të kufizuara. Ofrues i këtij shërbimi do të jetë OJQ IMAGO PLUS.

Ekipi profesional i përbërë nga rehabilituesit dhe edukatorët, logoped, psikolog, punonjës social dhe fizioterapeut do të sigurojë shërbimin e trajtimit individual dhe të grupit, sipas vlerësimit të mëparshëm të nevojave të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Në Qëndrimin ditor, fëmijët do të kenë mundësi t’i zhvillojnë aftësitë e përditshme të jetës, (shprehi për ushqyerje, higjienë, shëndet), por edhe aktivitete të tjera edukative, sociale, kulturore dhe rekreative, që fëmijët me pengesa intelektuale më lehtë të mund të përfshihen në sistemin e rregullt arsimor.

Shërbimi në Qendrën ditore parashikon, terapi në grup, individuale dhe profesionale për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërsa krahas shërbimeve sociale me fëmijët, parashikohet edhe punë paralele këshillimore, punëtori dhe aktivitete të tjera edhe me prindërit.

Afati i zbatimit të projekteve është 18 muaj, prej të cilave pesë muaj për krijim dhe 12 muaj për ofrimin e shërbimit.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së fundmi do të shpallë një thirrje të re publike për projektet shtesë për komunat që nuk kanë arritur të aplikojnë në thirrjen e parë, për të cilën në periudhën e kaluar në vazhdimësi bëhet hartimi i nevojave të qytetarëve.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.