19.08.2021

Shahpaska: Familja përkujdesëse Goshevi siguron shtëpi të ngrohtë dhe kujdes prindëror për tre fëmijë të mitur

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot vizitoi familjen përkujdesëse të Krasimira dhe Mite Goshevi, të cilët përkujdesen për tre fëmijë të mitur, me rreziqe të ndryshme sociale dhe shëndetësore. Fëmijët janë në moshën prej tre, trembëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë vjeç. Qëllimi i vizitës së familjes përkujdesëse Goshevi është të afirmohen familjet përkujdesëse si formë e përkujdesjes së fëmijëve pa prindër, më e afërt deri në atmosferën familjare.

- Familja përkujdesëse Goshevi, me përkushtimin e vet dhe kujdesin në tërësi arritën fëmijët t’i adaptojnë në familje. Si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale ky ishte angazhimi ynë përmes reformës sociale – deinstitucionalizimin, sa më shumë fëmijë, pa prindër dhe kujdes prindëror, të sistemohen në një mjedis, i cili do të jetë më i afërt me atmosferën familjare. Lumturia e fëmijëve lexohet nga sytë e tyre, ndërsa të lumtur janë fëmijët të cilët janë të rrethuar me dashuri, kujdes dhe përkushtim. Prandaj, ne përpiqemi për krijimin e kushteve që sa më shumë familje të paraqiten si kujdestarë të fëmijëve, sepse praktika tregoi se kjo është mënyra më e mirë për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmisë, tha Shahpaska.

Ministrja Shahpaska tha se fëmijët mund të përparojnë në jetë vetëm nëse kanë mbështetje familjare. Së fundmi u hapën qendrat për mbështetje të familjeve kujdestare. I pari do të funksionojë në Institucionin Publik për Fëmijë 11 “Tetori” në Shkup dhe do të përfshijë 181 familje kujdestare me rreth 326 përfitues. Qendra e dytë është pjesë e IP “Shtëpia për foshnja dhe fëmijë të vegjël” në Manastir, ku mbështetje profesionale do të marrin 113 familje kujdestare të cilët do të kujdesen për 169 përfitues. Qendrat për mbështetje të familjeve kujdestare janë krijuar me Ligjin e ri për mbrojtje sociale dhe detyra e tyre do të jetë përgatitja, vlerësimi dhe trajnimi i familjeve të ardhshme kujdestare. Sot, rreth 300 familje përkujdesëse do të kujdesen për rreth 500 fëmijë.

Sipas ministres Shahpaska, kjo është mënyra e vetme, jo vetëm për fëmijët e familjeve përkujdesëse, por edhe për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.