25.08.2021

Shahpaska: Në Manastir ndërtohet një kopsht i ri për fëmijë  

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot në Manastir realizoi inspektim në punët ndërtimore të kopshtit të ri të fëmijëve i cili është pjesë e kopshtit “Majski cvet”. 

Kopshti i ri ndërtohet në sipërfaqe prej 810 metra katrorë në lagjen “Dimçe Lahçanski” dhe me funksionimin e tij, kapaciteti për sistemim të fëmijëve në kopshtet do të rritet për 150 fëmijë. Ata do të sistemohen në 8 grupe edukative.

 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Komuna e Manastirit për kopshtin e fëmijëve nënshkroi marrëveshje për Grant për ndërtimin dhe pajisjen e kopshtit në vlerë prej rreth 57.000.00 denarë. 

Sot gjithashtu, ministrja Shahpaska kreu inspektim në kopshtet në lagjen Bukovski Livadi, që është pjesë e kopshtit “Estreja Ovadija Mara”, ku tërësisht është e pajisur edhe një klasë, e cila nga shtatori do të përkujdeset edhe për 20 fëmijë sipas protokolleve aktuale.

 

Në dy vitet e gjysmë të fundit, janë hapur 5 salla lojërash në kuadër të kopshteve “Estreja Ovadija Mara” si dhe kopshti në Kravari, që ka dy salla lojërash, me çka në mënyrë plotësuese mundësohen kushte të përkujdesjes së 120 fëmijëve të ri, me covid standardet. Këtu si dhe në të gjitha kopshtet e tjera, fëmijët marrin edukimin parashkollor, i cili është i nevojshëm për procesin e mëtejmë arsimor. 

“Për ne si Qeveri por edhe si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale, arsimi parashkollor është me rëndësi të veçantë, prandaj fëmijët këtu i mësojnë gjërat themelore, elementare për socializim, arsimim, shoqëri, pranimi të ndryshimeve. Gradualisht fillojnë të aplikohen edhe në përmbajtjet elementare të arsimit që më tej u mundësojnë më lehtë të futen në procesin arsimor në shkollën fillore. Njëkohësisht punojmë në përmirësimin e kapacitetit profesional të punonjësve në kopshte përmes trajnimeve që i bëjmë së bashku me miqtë tanë me UNICEF dhe me Bankën Botërore, me qëllim të vetëm që arsimi parashkollor të jetë cilësor dhe të ndihmojë në zhvillimin e fëmijëve të gatshëm për procesin e mëtejshëm në arsim. Për ne secili fëmijë është i rëndësishëm”, tha Shahpaska.

 

Sipas ministres Shahpaska, për një vit janë vënë në funksion 15 kopshte të fëmijëve, ndërsa në fund të vitit pritet të përfundojnë edhe 10 kopshte të reja. Në periudhën e ardhshme pritet në komunën e Manastirit të ndërtohet edhe një kopsht për fëmijë në të cilin do të përkujdesen edhe 400 fëmijë. Do ta ndërtojmë në Komunën e Manastirit së bashku me MPPS në raport partneriteti me Kromberg dhe Shubert. Ministrja apeloi që punonjësit në kopshtet e fëmijëve sa më shpejt të vaksinohen që më lehtë të mund të menaxhohet kriza e shkaktuar me Kovid 19.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.