25.08.2021
Shahpaska: Pensionistët janë të parët në agjendën tonë dhe i qasemi seriozisht zgjidhjeve më të mira
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me anëtarët të një prej shoqërive më të vjetra në vend, Shoqatën e Pensionistëve nga Manastiri. Në takim u bisedua për nevojat dhe pasojat me të cilat ballafaqohet popullsia më e moshuar. Ajo tregoi se gjithmonë pensionistët qëndrojnë lartë në agjendën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale prandaj i qasemi me shumë seriozitet gjetjes së zgjidhjeve më të mira.
“Biseduam për harmonizimin e pensioneve, dhe për atë se Fondi Pensional është stabil, me çka pensionet do të rrjedhin rregullisht dhe do të rriten në përputhje me ligjin. Kjo garanton ekzistencë të sigurt në ditët e tij të pensionit. Gjithashtu biseduam për çështje të hapura dhe për dilemat e tyre, në cilën mënyrë duhet të përmirësohet standardi pensional. Tema jonë ishte sistemimi, përkatësisht akomodimi i pensionistëve, si një nga sfidat më të mëdha. Si vetëqeverisje lokale dhe si pushtet qendror, ne vazhdojmë me sukses ta zbatojmë decentralizimin e shërbimeve sociale. Këtu bën pjesë edhe kujdesi i personave më të rritur në shtëpinë e tyre”, tha Shahpaska.
Sipas Shahpaskës, Komuna e Manastirit si vetëqeverisje lokale arritën t’i organizojnë shërbimet dhe kujdesin për personat e rritur, përmes Kryqit të Kuq dhe përmes programit social të komunës.
Me anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve nga Manastiri, u trajtua edhe çështja e hapjes së qendrës ditore për personat e moshuar. Pensionistët nga Manastiri e informoi ministren se 70 për qind e personave mbi 70 vjet tanimë janë të vaksinuar.