20.08.2021
Shahpaska: Punonjësit në kopshtet e fëmijëve dhe mjekët në Zoom-takimin për rëndësinë e vaksinave kundër Covid 19
Punonjësit në kopshtet e fëmijëve kanë rastin në një takim-zoom me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda, doktor Zharko Karaxhovski, doktor Kristina Stavridis dhe doktor Suzana Manevska, t’i parashtrojnë të gjtiha pyetjet dhe dilemat lidhur me vaksinat kundër Covid-19.
![](content/images/2021/11ok/gradinki_k_basic.jpg)
“Rreth 65%-75% për qind e punonjësve në kopshtet janë të vaksinuar, ndërsa në disa kopshte dhe 100%, që flet për përgjegjësi shoqërore dhe personale të punonjësve që e mbrojnë shëndetin e tyre, shëndetin e më të afërmve të tyre dhe shëndetin e fëmijëve për të cilët kujdesen”, potencoi Shahpska.
Qëllimi i takimit ishte të potencohet rëndësia e vaksinës dhe të qartësohen të gjitha dilemat që i kanë personat që ende nuk kanë vendosur të vaksinohen.
Doktor Kristina Stavridis përgatiti një prezantim të hollësishëm për qëllimin, rëndësinë, funksionimin dhe detajet e lidhura me vaksinat kundër Covid 19.
![](content/images/2021/11ok/gradinki_k_2.jpg)
“Me ju do ta ndajë përvojën time personale për ballafaqimin me virusin Covid 19. Besojë se në mënyrë të denjë dhe më të rëndësishme do të tregojë për rrezikshmërinë e këtij virusi dhe çfarë mund t’iu ndodhë nëse në kohë nuk mbroheni” tha Karaxhovski, me çka e shpërndau përvojën e tij për virusin Covid 19.
Ministrja edhe një herë apeloi deri te të gjithë punonjësit në kopshtet e fëmijëve, të cilët nuk janë të vaksinuar, ta bëjnë këtë sa më shpejtë, që në kohë të mbrojnë veten dhe fëmijët në kopshtet ku punojnë.