23.08.2021

Shahpaska: U përkulemi luftëtarëve që e çliruan Berovën 

“Sot po festojmë fitoren, 78 vjet nga Dita e Çlirimit të Berovës”, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, me rastin e 23 gushtit, Ditës së Çlirimit të Berovës. 

Ministrja Shahpaska vendosi lule të freskëta para pllakës përkujtimore të luftëtarëve të rënë të Luftës Nacionalçlirimtare nga zona e Maleshevisë. Në seancën solemne të organizuar nga Komuna e Berovës, ministrja Shahpaska tha se çdo kohë ka heronjtë dhe sfidat e saj. 

“Këtë vit ne po përballemi me dy sfida jashtëzakonisht të vështira. Së pari, ballafaqimin me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, një krizë e re globale shëndetësore dhe ekonomike që të gjitha vendet kanë vështirësi ta menaxhojnë mirë. Pandemia nuk ka mbaruar ende dhe prandaj bëj thirrje për rëndësinë e vaksinimit si mjeti i vetëm që mund të na ndihmojë të kapërcejmë këtë krizë në mënyrë më të sigurt. Për ne si banorë të Maleshevisë ekziston një sfidë tjetër, fatkeqësisht e paparashikuar, këto janë zjarret serioze që dëmtuan një pjesë të madhe të Maleshevisë. 

Shahpaska theksoi se vetëqeverisja lokale dhe dega e “Pyjeve të Maqedonisë” duhet të fillojnë pyllëzimin sa më shpejt të jetë e mundur. 

Kryetari i Komunës së Berovës, Zvonko Pekevski, ua ka uruar festën banorëve të Berovës dhe kujtoi se që nga themelimi i qytetit e deri më sot, banorët e Berovës gjithmonë tregojnë vendosmërinë e tyre për të jetuar të lirë dhe të pavarur. 

“Amanetin që na e lanë heronjtë tanë për të vendosur vetë për të ardhmen tonë, të ardhmen e Berovës, pavarësinë tonë, për një të nesërme më të mirë, nuk ndalet dhe nuk do të përfundojë kurrë”, tha kryetari i Komunës, Pekevski.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.