25.01.2022

Takimi Trençevska – Duxhak: MPPS dhe OKB vazhdojnë me bashkëpunim të përbashkët në fushën e politikave sociale, barazisë gjinore dhe mbrojtjes së fëmijëve 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në vend, Rosana Duxhak, me të cilën biseduan për projektet aktuale ku Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bashkëpunojnë me agjencitë e OKB-së, si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm në drejtim të krijimit dhe implementimit të politikave më të mira sociale të cilat do t’i përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe mbrojtje më të madhe të të drejtave të njeriut.

 

Ministrja Trençevska, informoi se ditët e fundit u mbajtën takime me të gjitha sektorët në Ministri me çka u bë një pasqyrë e të gjitha aktiviteteve të deritanishme, njëkohësisht edhe bashkëpunimi i deritanishëm dhe aktivitetet e përbashkëta me agjencitë të OKB-së.  

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjitha agjencitë e OKB-së, për shumë çështje të cilat janë në kompetencë të ministrisë. Në veçanti është i rëndësishëm bashkëpunimi në përgatitjen e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë dhe dhunës në familje, si dhe krijimi dhe zhvillimi i aplikimit celular për mbështetjen e viktimave të dhunës së bazuar gjinore ku në punën koordinuese punuan të dy sektorët, mundësi të barabartë dhe mbrojtje sociale me UNDP, UNFPA.  Bashkëpunimi në krijimin e politikave në fushën e barazisë gjinore vazhdon edhe më tej”, tha ministrja Trençevska.

 

Në drejtim të aktiviteteve të ardhshme të përbashkëta, ministrja Trençevska rekomandoi hapjen e Qendrës Burimore të krijimit të politikave përgjegjëse gjinore dhe buxhetim, i cili është i pari i tillë në rajon, me mundësi të rritet në qendër rajonale. Qendra duhet të sigurojë mbështetje eksperte, praktika të mira, hulumtime dhe trajnime për ndërtimin e kapaciteteve të nëpunësve shtetëror në fushën e buxhetimit përgjegjës gjinor. 

Në takim u fol edhe për procesin e deinstitucionalizimit dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, ku u theksua avancimi i shkëlqyer i vendit tonë në këtë fushë. Në pikëpamjen e mbrojtjes dhe të drejtat e fëmijëve u rekomandua bashkëpunimi me UNICEF-in, e cila vazhdon edhe më tej.

 

Trençevska shprehi falënderim për ndihmën e deritanishme dhe mbështetjen për vitet e kaluara, ndërsa në veçanti në kohën e Covid-19, e cila paraqet një sfidë të madhe jo vetëm në pikëpamjen e shëndetësisë dhe ekonomisë por edhe në sfidën e pikëpamjes së të drejtave të njeriut dhe kujdesit të tyre. 

Të dy palët shprehën kënaqësi për mundësinë e bashkëpunimit më të thellë me agjencitë e OKB-së në fushat të cilat janë në kompetencë të ministrisë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.