25.01.2022

Takimi Trençevska – Petrov: Në Demir Kapi do të hapet Qendra e parë e zëvendësimit të kujdesit familjar 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me kryetarin e komunës së Demir Kapisë, Llazar Petrov. Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe komuna do të vazhdojnë me efikasitetin e ri dhe më të lartë në realizimin e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve. Në takim u shqyrtuan projektet e deritanishme dhe të ardhshme, siç janë ndërtimi dhe rikonstruimi i kopshteve aktuale dhe pajisja e tyre, zgjerimi i kapaciteteve për përfshirje më të madhe të fëmijëve në moshë parashkollore dhe sigurimi i kushteve më të mira për qëndrimin e fëmijëve. Bëhet fjalë për procesin e deinstitucionalizimit i cili do të vazhdojë edhe këtë vit, por edhe për përgatitjet e objektit të ri të rikonstruktuar të Entit Special Demir Kapi të ashtuquajtur Depandans, të hapet gjatë këtij viti.

 

“Vijojnë përgatitjet që objekti të hapet në pranverë si Qendra e parë e pushimit të kujdesit familjar, shërbim i zbatuar për herë të parë tek ne me Ligjin e Mbrojtjes Sociale. Familjet të cilat vetë kujdesen për anëtarë me aftësi të kufizuar ose për arsye të tjera varen nga kujdesi i familjes (person i moshuar, i sëmurë dhe i rraskapitur) do të munden 15 ditë gjatë një viti të marrin pushim, kështu që kujdesin për një anëtar të varur të familjes do ta merr qendra e ardhshme për pushim të kujdesit familjar”, tha Trençevska.

 

Kryetari Petrov theksoi se projekti për të gjashtën herë realizohet në kuadër të programit për punë të dobishme-komunale i cili mbështetet nga Agjencia e Punësimit, programi për zhvillimin e Kombeve të Bashkuara dhe Komuna e Demir Kapisë. 

“Me zbatimin e projektit “Përmirësimi i zhvillimit të hershëm të fëmijëve dhe cilësia e jetës në Demir Kapi III”, mundësohet funksionimi më i mirë i kloneve të IPKKF “Boris Trajkovski”, në fshatrat Koreshnicë dhe Bistrencë”, tha Petrov. 

Në takim u bisedua edhe për mundësitë për përmirësimin dhe zgjerimin e kapaciteteve për kujdesin e personave të moshuar, përmes ndërtimit të shtëpive për kujdesin e të moshuarve. Sot, në territorin e komunës së Demir Kapisë zbatohet shërbimi ndihmë dhe kujdes në shtëpi.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.