26.01.2022

Trençevska–Çebuk:  Me krijimin e bashkëpunimit në fushën e punës, mbrojtjes sociale dhe barazisë gjinore e zgjerojmë miqësinë 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Moldavisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anatol Çebuk, me seli në Sofje, Bullgari.

 

Në takim u fol për mundësitë për krijimin e bashkëpunimit midis ministres së Punës dhe Politikës Sociale të dy shteteve përmes lidhjes së Memorandumit të bashkëpunimit. Ministritë do të bashkëpunonin në kuadër të kompetencës së tyre dhe në pajtim me legjislacionet e tyre kombëtare përmes zbatimit të iniciativave të përbashkëta në fushat e punës, punësimit, mbrojtjes sociale, politikat për barazi gjinore dhe çështjet tjera të cilat i përfshijnë Ministritë.  

Bashkëpunimi do të realizohet përmes shkëmbimit të përvojave, pjesëmarrjen e ekspertëve të konferencave, seminareve dhe ngjarjeve të tjera ndërkombëtare të organizuara në territoret e të dyja shteteve, nëpërmjet shkëmbimit të dokumenteve ligjore dhe profesionale dhe materialeve të tjera, si dhe punë dhe realizim të projekteve të përbashkëta.

  

“Maqedonia e Veriut dhe Republika e Moldavisë kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme miqësore dhe besojë se në periudhën në vijim do të realizojmë bashkëpunim në fushën e punës dhe politikën sociale me ministrinë kompetente të Moldavisë, në çështjet të cilat janë me interes të përbashkët të qytetarëve të të dyja shteteve”, tha ministrja Trençevska.

 

Ambasadori Çebuk shprehi interes edhe në pjesën e mundësive për lidhjen e Marrëveshjeve për sigurim social midis dy shteteve, për të cilën të dyja palët ranë dakord për dialogun e mëtutjeshëm të hapur për këtë çështje. Ministrja Trençevska, ambasadorit të sapoemëruar të Moldavisë, Çebuk, i uroi suksese në kryerjen e funksionit diplomatik, ndërsa të dyja palët shprehën besimin për bashkëpunimin e frytshëm ndërshtetëror.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.