28.01.2022

Trençevska: Dialogu social është kryesor në krijimin e zgjidhjeve më të qëndrueshme ligjore, vazhdon bashkëpunimi me LOE të Maqedonisë

 
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me nënkryetaren e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Gabriella Kulebanova.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, sfidat momentale me të cilat ballafaqohet ekonomia në kohën e pandemisë e cila përveç pasojave shëndetësore solli edhe pasoja ekonomike dhe ndikimin e krizës botërore të ekonomisë dhe energjisë mbi qëndrueshmërinë e sektorit të biznesit, por edhe të punëtorit.

Ministrja Trençevska tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga fillimi i pandemisë krijoi gjashtë paketa të ndihmës ekonomike dhe mbështetje për kompanitë dhe qytetarët me qëllim tejkalimin më të lehtë të periudhës së krizës. Kjo kontribuon drejtpërdrejtë në ruajtjen e likuiditetit të kompanive dhe vendeve të punës.

“Vetëm një punëtor i kënaqur është punëtor produktiv dhe si i tillë drejtpërdrejtë do të kontribuojë edhe për produktivitetin e kompanisë për të cilën punon. Prandaj, të gjitha politikat dhe zgjidhjet ligjore i bëjmë përmes një procesi transparent me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në shoqëri. Edhe si Qeveri edhe si ministri e resorit e cila punon në fushën e punës, jemi të hapur për sugjerime, vërejtje dhe komente në krijimin e ligjeve të cilat do të ofrojnë zgjidhje më të qëndrueshme për të gjitha palët”, tha Trençevska.

Në takim u bisedua edhe për zgjidhjen e re ligjore e diela – ditë e pushimit javor, e cila mori mbështetje edhe nga Lidhja e Odave Ekonomike, zbatimi i tij dhe bashkëpunimi i Inspektoratit Shtetëror të Punës, si organ i cili kryen mbikëqyrjen e respektimit të tij si dhe për Ligjin e Marrëdhënieve të Punës i cili është në version punues.

“Me Ligjin e Ri të Marrëdhënieve të Punës parashikohet hapja e një diskutimi të gjerë publik me qëllim të dëgjohen të gjitha palët e interesuara në shoqëri, ndërsa në drejtim të gjetjes së zgjidhjes më të mirë e cila do të përgjigjet në nevojat e të gjithave palëve, punëtorëve dhe punëdhënësve. Si Qeveri e mbështesim fortë dialogun social, sepse vetëm së bashku mund të arrijmë në zgjidhje më të përshtatshme. Ministria është e hapur për bashkëpunim dhe realizim të projekteve dhe aktiviteteve të cilët janë pjesë e qëllimeve të Programit për punën e Qeverisë së RMV-së, 2022-2024”, tha Trençevska.

Të dy bashkëfolëset shprehën gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit të deri më tanishëm institucional të çështjeve në fushën e punës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.