26.01.2022

Trençevska: Do të vazhdojmë të përmirësojmë cilësinë e mbrojtjes sociale dhe sigurinë e kategorive më të cenueshme të qytetarëve 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka pasur takim pune me kryetarin e Komunës së Krushevës, Tome Hristoski. Ajo e informoi kryetarin e komunës se Ministria do të vazhdojë të përmirësojë cilësinë e shërbimeve në mbrojtjen dhe sigurinë sociale, duke u vënë theks më të fuqishëm nevojave të kategorive të rrezikuara të qytetarëve.

 

“Sigurimi social, mbrojtja e fëmijëve, punësimi i qytetarëve që kanë vështirësi për t’u punësuar përmes masës së shërbimit dhe kujdesit në shtëpi - janë vetëm disa nga sfidat ekzistuese që do t’i zgjidhim këtë vit. Nga buxheti i vitit 2022 kemi parashikuar mjete për asistentë personalë për personat me aftësi të kufizuara nga 6 deri në 64 vjeç dhe do të vazhdojmë të mbështesim familjet kujdestare. Krusheva me 32 familje kujdestare është një nga komunat lidere në vend në strehimin e 39 fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara. Në bashkëpunim me komunën dhe Qendrën lokale për punë sociale do të bëjmë përpjekje për inkurajimin e familjeve të reja kujdestare, si dhe për përforcimin e mëtutjeshëm të mbështetjes për kujdestarët ekzistues”, tha ministrja Trençevska.

 

Ajo potencoi se në Qendrën e sapohapur për Mbështetjen e Familjeve Kujdestare në Manastir, e cila është kompetente edhe për komunën e Krushevës, familjet kujdestare marrin mbështetje të vazhdueshme, këshilla praktike, informacione dhe trajnime. 

Kryetari Hristoski theksoi se komuna do të vazhdojë të kujdeset për qytetarët e saj përmes masave aktive të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.