27.01.2022

Trençevska: Mbështetje ekspertiale nga ONP dhe pjesëmarrja e tyre në Ligjin e ri të marrëdhënieve të punës është me rëndësi të madhe, vazhdon bashkëpunimi në fushën e punës  

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, u takua me koordinatorin nacional të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Emil Kërstanovski. 

Në takim, ministrja Trençevska foli për prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe janë pjesë e Programit të punës së Qeverisë, si dhe rëndësia e dialogut social në shoqëri.

 

“Mbështetja teknike dhe e ekspertëve dhe ndihma e Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe pjesëmarrja e tyre në krijimin e zgjidhjeve ligjore janë me rëndësi të madhe për ne. Në veçanti dua të theksojë bashkëpunimin në Ligjin e ri të marrëdhënieve të punës, si dhe dokumentet e tjera strategjike të cilat i referohen politikave dhe çështjet nga fusha e punës”, tha Trençevska.

 

Koordinatori nacional, Emil Kërstanovski përmendi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe e theksoi rëndësinë e anëtarësimit në këtë organizatë për krijimin e standardeve bashkëkohore të punës, të cilat janë dhe duhet të jenë pjesë e legjislacionit kombëtar. Si aktivitete të ardhshme e theksoi përgatitjen e planit të ri për implementimin e garancisë rinore dhe përgatitjen e Programit të ri për punë dinjitoze 2023-2027. 

Të dyja palët e potencuan rëndësinë e Këshillit Ekonomik - Social, si organ këshillimor trepalësh në nivel kombëtar, por edhe zhvillimin e mëtutjeshëm të këshillave lokale ekonomike-sociale dhe mbështetjen në ratifikimin e konventave të miratuara nga Organizatat Ndërkombëtare të Punës.

 

Në fund të takimit, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale dhe koordinatori nacional i ONP, shprehën gatishmëri për bashkëpunim të frytshëm në interes të palëve të interesuara në shoqëri. 

Organizata Ndërkombëtare e Punës është agjenci e vetme e specializuar trepalëshe të Kombeve të Bashkuara e themeluar në vitin 1919. Kjo organizatë në kuadër të strukturës së tyre dhe funksionimi i përfshin qeveritë, punëdhënësit dhe punonjësit nga 187 shtete-palë, ndër të cilat edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.