29.01.2022

Trençevska: “Metal Dekor Dizajn” është vetëm një nga kompanitë e shumta që me masat qeveritare  u shndërruan në një histori suksesi 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe drejtori i Agjencisë për Punësim Bekim Murati, sot e kanë vizituar kompaninë “Metal Dekor Dizajn”. Kjo kompani që merret me prodhimin e enterierit të brendshëm dhe të jashtëm, gardheve dhe tendave është një nga kompanitë e shumta që ka përdorur disa nga masat qeveritare për mbështetjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

 

Ministrja në takimin me themeluesin e kompanisë Igor Mladenovski dhe të punësuarit i uroi ata për suksesin e arritur. 

Ata e informuan ministren për planet e tyre të ardhshme me të cilat duan të zgjerojnë punën e tyre në mënyrë që të arrijnë sukses edhe më të madh që, nga ana tjetër, do të kontribuojë në punësimin e njerëzve të rinj.

 

“Më vjen mirë të shoh që masat nga Plani Operativ për Masat Aktive dhe Programet e Punësimit për vitin 2021 po zbatohen me sukses. ‘Metal Dekor Dizajn’ është vetëm një nga shumë kompanitë, ndërmarrjet, firmat dhe punëtoritë që me Masën e vetëpunësimit  arritën të shndërrohen në histori suksesi. Kjo kompani që punësoi  edhe punëtorë tashmë është e njohur dhe e kërkuar në treg. Ne si Qeveri dhe si Ministri do të vazhdojmë me masa të tilla edhe këtë vit, sepse qytetarët i kemi në vend të parë”, tha Trençevska. 

Zbatimi i Planit Operativ për vitin 2021, pavarësisht krizës globale ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga Covid 19, u zbatua me sukses me 94.6%.

Me masat qeveritare u përfshinë 11,292 persona të papunë. Realizimi qind për qind është në masën për vetëpunësim, të cilën e kanë shfrytëzuar 1877 persona.

 

Me Masën “Mbështetje për krijimin e vendeve të punës”, e cila i referohet më së shumti personave që kanë vështirësi për punësim u përfshinë 2.194 persona. Shtesa për të rinjtë për personat deri në 23 vjeç, e cila motivon të rinjtë të përfshihen në veprimtaritë prodhuese dhe bujqësi u përfshinë 3.787 të rinj. 

Edhe me masat nga Plani Operativ për vitin 2022, Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale inkurajojnë ekonominë që të hapë sa më shumë vende të reja pune.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.