27.01.2022

Trençevska – Shalja Plavjanska-Vazhdojmë me krijimin e një sistemi efikas për zhdukjen e dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje dhe avancimin e të drejtave të njeriut

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me shefen e zyrës së UNFPA në Maqedoninë e Veriut, Afrodita Shalja – Plavjanska dhe ekipin e saj.

Në takimin e punës u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm të UNFPA dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, planet e ardhshme dhe aktivitetet, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel të grupeve të punës. Kështu, nga ana e ministres Trençevska u potencua se politikat e Qeverisë së re janë në drejtim të avancimit të barazisë gjinore, zhdukjen e stereotipave gjinore dhe ndërtimin e kulturës së mosdhunës dhe mosdiskriminimit.

“Qeveria vazhdon me përkushtim të punojë në përmbushjen e të drejtave të njeriut në mënyrë të veçantë për kategoritë e rrezikuara, në rritjen e qasjes për shërbime cilësore, politika që nënkuptojë kujdes më të madh dhe mundësi për të rinjtë në vendin tonë. Ndërtojmë një shoqëri të fortë dhe të bashkuar, kohezive, që i respekton të drejtat e njeriut dhe dinjitetin dhe mundëson mundësi të barabarta edhe për burrat dhe gratë në të gjitha fushat e jetës, si kusht për një zhvillim të qëndrueshëm politik, ekonomik, demografik dhe social, dhe avancimin e vendit”, tha Trençevska.

Në takim theksi u vendos në Ligjin e ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë dhe dhunën në familje, bashkëpunimi ndërinstitucional, bashkëpunimi me sektorin civil, si dhe mbështetja e agjencive të Kombeve të Bashkuara në vend.

U theksua rëndësia nga zbatimi i fushatave sociale përmes së cilave do të përforcohet ndërgjegjësimi i opinionit për njohjen e dhunës në disa fusha ku mbizotërojnë stereotipet tradicionale, tradita familjare si praktikë e vendosur e sjelljes dhe shpërndarja e pabarabartë e fuqisë në familje ku duhet të kalojë në aktivitet të koordinuar dhe punë në ekip.

Shefja e UNFPA Shalja-Plavjanska potencoi se realizimi i projekteve të programit pesë vjeçar për Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë, sepse këto janë në interes për të gjithë qytetarët, në mënyrë të veçantë për kategoritë e rrezikuara.

Dy bashkëfolëset shprehën gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNFPA, në fushën e dhunës së bazuar gjinore dhe mbrojtjes së përgjithshme dhe avancimin e të drejtave të njeriut.

Në përputhje me Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë dhe dhunës në familje, Qeveria formoi Trupin Nacional Koordinativ për zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, e cila është kompetente edhe për politikat nga fusha e dhunës së bazuar gjinore kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, e cila është kompetente edhe për politikat nga fusha e dhunës së bazuar gjinore mbi gratë dhe dhunës në familje.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.