31.01.2022

Treneçevska në intervistë për MRTV: Me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë sot do të bisedojmë për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë 

Puna e punonjësve duhet të respektohet, në veçanti në pjesën e avancimit të statutit të punës dhe cilësisë së jetës në kushtet e krizës ekonomike dhe shëndetësore. Prandaj Qeveria përmes dialogut me punonjësit dhe punëdhënësit do ta rritë pagën minimale në 18.000 denarë ndërsa deri në fund të mandatit deri në 20.000 denarë, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në intervistën e programit të mëngjesit të MRTV-së.

 

“Sot, me përfaqësuesit e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, kemi takim te Zëvendëskryetari për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. Do të bisedojmë për pagën minimale dhe për dialogun të cilin do ta vazhdojmë edhe më tej në Këshillin Ekonomik dhe Social, për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të gjithë”, tha ministrja Trençevska. 

Ministrja informoi se shërbimet e inspektimit janë duke e monitoruar me vëmendje zbatimin e Ligjit për marrëdhënie të punës dhe Ligjit për tregti lidhur me zgjidhjen ligjore, e diela të jetë ditë jopune me të cilën 92% e punëtorëve nuk do të punojnë. Trençevska theksoi se nga fillimi i vitit janë kryer 163 kontrolle dhe janë konstatuar 34 parregullsi për të cilat janë shqiptuar masa inspektuese. Prej tyre 29 janë vendime për vërejtje sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe 5 janë për ndalim sipas Ligjit për Tregti. 

“Të gjitha të dhënat nga inspektimet janë publikuar publikisht në faqen e Inspektoratit Shtetëror të Punës. Së shpejti pres të publikohet lista e punëdhënësve që kanë dorëzuar njoftim, në pajtim me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, nga detyrimi për të raportuar se do të punojnë të dielën. Kështu, të gjithë qytetarët dhe mediat e interesuara mund të ndjekin se cilët punëdhënës do të punojnë të dielën. Nëse shohin se dikush nuk ka aplikim për punë të dielën do të mund ta raportojnë parregullsinë”, tha ministrja Trençevska.

Sipas Trençevska, praktika do të tregojë  efektet e zbatimit të E diela ditë jopune, sepse në terren Ligji për ditën e diele jo pune zbatohet vetëm një muaj. Me analizat shtesë do të përcaktohet nëse qëllimi është arritur.

Me zgjidhjen e re ligjore 8% e punëtorëve të cilët punojnë në procesin teknik-teknologjik që nuk mund të ndërpritet të dielën, do të fitojnë 50% mëditje më të lartë dhe një ditë pushim shtesë gjatë javës së ardhshme.  

Trençevska informoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, nga hapja e kopshteve në shtator të vitit 2020 e deri më sot, nga afër është duke e monitoruar situatën në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19 dhe se përqindja e të vaksinuarve të vaksinuar në çerdhe është e lartë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.