07.07.2021
Ministrja Shahpaska në Takimin e dytë ministror për punësim dhe çështje sociale midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Bërdo, Slloveni
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, sot udhëton në Republikën e Sllovenisë, ku do të mbahet Takimi i dytë ministror për punësim dhe çështje sociale, ku do të marrin pjesë ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në takimin ministror, që e organizon Republika e Sllovenisë me rastin e fillimit të kryesimit me Këshillin e Bashkimit Evropian, do të jetë i pranishëm edhe Komisioneri për vende pune dhe të drejta sociale, Nikolas Shmit.
Thelbi i takimit do të jetë angazhimi për implementimin e Garancisë për të rinjtë në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Republika e Maqedonisë, sipas shembullit të vendeve anëtare të BE-së, tashmë nga viti 2018 e zbaton dhe jep rezultate pozitive.
Kështu, në takimin e ardhshëm ministror do të nënshkruhet edhe një Deklaratë për sigurimin e integrimit të qëndrueshëm të të rinjve në tregun e punës, me çka të gjitha vendet e rajonit do të fillojnë përgatitjet dhe zbatimi i Garancisë për të rinjtë sipas shembullit dhe modelit të zhvilluar në Bashkimin Evropian.