16.07.2021
Ministrja Shahpaska: Siguruam 55.500 pako higjienike për familjet e rrezikuara
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot së bashku me vullnetarët e Kryqit të Kuq vizitoi disa familje në Shkup, të cilët bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe të cilëve iu shpërndanë pako higjienike.
![](content/images/2021/audio citac/pomos/slika_ pomos.jpg)
Përmes projektit të mbështetur nga Banka Botërore, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, siguroi mbi 55.500 pako higjienike në vlerë prej 40 milion denarë, të cilat po shpërndahen nëpër shtet.
![](content/images/2021/audio citac/pomos/pomos_11.jpg)
“Për ne, të gjithë qytetarët janë të rëndësishëm. Askush nuk guxon të lihet anash. Reforma sociale solli ndryshime të rëndësishme në ndihmën dhe mbështetjen e cila me të vërtetë i nevojitet familjeve në rrezik. Gjatë kohës së pandemisë me COVID-19, me lehtësimin e kushteve për hyrje në sistemin e mbrojtjes sociale, ishte siguruar mbështetje për një numër shtesë prej rreth 6000 familjeve nga kategoritë e rrezikuara. Por, qëllimi jonë është këta persona, sa më shpejtë të jetë e mundur të dalin nga sistemi i mbrojtjes sociale dhe në mënyrë aktive të përfshihen në tregun e punës. Për këtë qëllim së bashku me Qendrën për Punë Sociale dhe Agjencinë e Punësimit, përmes planeve individuale të sigurojmë hyrje më të lehtë për këta persona në tregun e punës”, tha ministrja Shahpaska.
Pakot përmbajnë pluhur për larje, mjete për higjienë personale, mjete për dezinfektim, maska mbrojtëse, ndërsa pritet të dorëzohen deri në fund të muajit gusht të vitit 2021.
![](content/images/2021/audio citac/pomos/pomos_5.jpg)
Së bashku me pakot, në kuadër të programit “Lexojmë në shtëpi” i financuar nga Zyra e Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut, distribuohen edhe libra për fëmijët e familjeve të rrezikuara me të cilën më shumë se 40.000 fëmijë në moshën prej 3-11 vjet do të marrin libra në gjuhën që e flasin në shtëpi.
Iniciativa “Lexojmë në shtëpi” ka për qëllim të nxitë leximin tek fëmijët nga mosha më e hershme dhe të ngrejë vetëdijen te prindërit për nevojën e zhvillimit të shprehive të leximit te fëmijët e tyre.