30.07.2021

MPPS:  U bëjmë thirrje punëtorëve të falimentuar që i plotësojnë kushtet e Ligjit të ri për falimentues në afat brenda 30 ditësh të paraqiten në Agjencinë e Punësimit 

Me Ligjin e Ri për sigurim material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronë dominuese të shtetit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale siguroi kompensim në të holla edhe për 1100 falimentues.
 
Me Ligjin e falimentuesve, personi i papunësuar, duhet të ketë së paku 14 vite stazh pune në ndërmarrjen me pronë dominuese të shtetit.
Kushtet e tjera mbeten të njëjta si edhe me zgjidhjet e deritanishme ligjore, përkatësisht marrëdhënia e punës së personave të papunësuar t’i ndërpritet në bazë falimentimi, likuidimi apo tepricë teknologjike, deri më 31 dhjetor 2020, në ndërmarrje me pronë dominuese të shtetit ose të cilit marrëdhënia e punës i ndërpritet në bazë të falimentimit, likuidimit ose tepricës teknologjike, me privatizim të ndërmarrjes, me kusht e njëjta të bazohet derisa ndërmarrja ka qenë me pronë dominuese të shtetit.
Në ditën e parashtrimit të kërkesës, personi i papunësuar duhet të jetë në moshën së paku 52 vjeç (grua), përkatësisht 55 vjet (burrë); të ketë realizuar të drejtën e kompensimit në të holla pas 1 janari 1993 dhe nga 31 dhjetori 2020 deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, i fton të gjithë personat që i plotësojnë kushtet, në afat prej 30 ditësh të hyrjes në fuqi të këtij ligji, të paraqiten në Agjencinë e Punësimit, për t’i realizuar të drejtat e tyre.
Për zbatimin e këtij ligji, në nivel mujor do të nevojiten 13.093.300 denarë, përkatësisht për 4 muaj nga viti 2021 rreth 52.373.200 denarë.
Ligjin e ri të falimentuesve, dje Kuvendi  e votoi unanimisht.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.