30.07.2021

Shahpaska: Ligji i falimentuesve u miratua, sigurohet kompensim prej 9.242 denarë, falimentuesit që i plotësojnë kushtet të paraqiten në APRMV 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, i fton të gjithë falimentuesit që i plotësojnë kushtet e parashikuara në Ligjin e falimentuesve, të paraqiten në Agjencinë e Punësimit, menjëherë pasi ai të hyjë në fuqi.
 
Dje, Kuvendi e votoi unanimisht Ligjin për sigurim material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronë dominuese të shtetit, i ashtuquajtur Ligji i falimentuesve.
“Me zgjidhjen e re ligjore, 1.100 falimentues do të marrin sigurim material prej 9.242 denarë në muaj. Nga viti 2017 deri më tani e zgjidhëm statutin e 13.000 falimentuesve.
Kjo Qeveri punon me përkushtim për zgjidhjen e të gjitha çështjeve dhe problemeve të qytetarëve”, tha ministrja Shahpaska në deklaratën e sotme.
Falimentuesit që i plotësojnë kushtet në përputhje me zgjidhjen e re ligjore brenda 30 ditësh duhet të aplikojnë në Agjencinë e Punësimit dhe të realizojnë të drejtën e tyre.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.