09.07.2021

Takimi Shahpska–Cigler Kralj: Sllovenia është mbështetëse e procesit të eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, dje pas darkës zyrtare të Takimit të dytë ministror për punësim dhe çështje sociale midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Bërdo afër Kranj, Sllovenia pati takim joformal me ministrin e Punës, Familjes, Punëve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Republikës së Sllovenisë Janez Cigles Kralj. 

Dy bashkëfolësit biseduan për prioritetet e të dyja vendeve, në veçanti pas sfidave që i imponoi Pandemia me COVID-19, por edhe për thellimin e bashkëpunimit reciprok. 

Ministrja Shahpaska falënderoi për mbështetjen që kemi nga Sllovenia dhe e theksoi besimin dhe pritjen se Republika e Sllovenisë gjatë kohës së kryesisë me Bashkimin Evropian edhe më shumë do të kontribuojë për lëvizje finale të Maqedonisë së Veriut në procesin e saj integrues dhe mbajtjen sa më të shpejtë të konferencës së parë ndër qeveritare.

Ministri slloven Cigler Kralj, vlerësoi se pas pandemisë, të gjitha shtetet edhe në BE edhe në Ballkanin Perëndimor duhet të fokusohen në politikat për të rinjtë për të cilët kanë rëndësinë e krijimit të kushteve për avancimin dhe zhvillimin e tyre më të shpejtë.

Ministrja Shahpaska informoi se Maqedonia e Veriut krijon dhe implementon politika sistematike dhe zgjidhje me qëllim t’ju sigurojë të rinjve kushte që të mbesin në vend dhe këtu ta ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Ajo shtoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale punon në më shumë zgjidhje të reja ligjore, siç është edhe Ligji për marrëdhënie pune, në të cilin do të implementohet puna nga shtëpia, puna nga distanca, orari i punës fleksibël me qëllim të ndihmojnë në nevojat e sotme. Për një pjesë të tyre, shtoi Shahpaska, siç është ligji për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë e analizojmë edhe modelin slloven.

Ajo e ftoi ministrin Cigler Kralj, në të ardhmen, ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, më hollësisht të njihet me reformën sociale, por edhe të shqyrtohen mundësitë për një bashkëpunim reciprok.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.