14.05.2021

Ministrja Shahpaska në takim me Misionin e FMN-së: Kemi ruajtur 80 mijë vende të punës, vazhdon procesi i rimëkëmbjes ekonomike, krijojmë rregullore moderne për marrëdhëniet e punës

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut meriton mirënjohje për politikat që ndërmori dhe mënyrën me të cilën u përball me sfidat e pandemisë me Covid-19, u përfundua në takimin e sotëm online që ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska e mbajti me përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në takim u bisedua për sfidat me të cilat po përballet vendi ynë, veçanërisht në kontekstin e pandemisë me Covid-19, si dhe për proceset për përballje me ekonominë joformale, rritjen e pagës minimale dhe vendimin e ri ligjor për marrëdhëniet e punës.

“Ruajtja e çdo vendi të punës, ndihma për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve përmes lehtësimit të qasjes deri te ndihma e garantuar minimale dhe gjashtë pakot e ndihmës ekonomike për qytetarët dhe kompanitë ishin me rëndësi kyçe për tejkalimin e periudhës së krizës të shkaktuar nga Covid-19. Arritëm të ruajmë 80 mijë vende të punës që janë me rëndësi të madhe”, theksoi ministrja Shahpaska.

Përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësuan se Qeveria e Republikës së Maqedonisë meriton mirënjohje për politikat që i ndërmori, si dhe mënyrën me të cilën u përball me sfidat e pandemisë me Covid-19,

 

Ministrja Shahpaska dha siguri se fundi i pandemisë nuk është larg, duke marr parasysh edhe vaksinimin masiv të popullsisë, me çka me një tempo më intensive do të vazhdojë procesi i rimëkëmbjes së ekonomisë. “Analizat tregojnë se ka avancim në planin ekonomik, por edhe në pjesën e tregut të punës. Rritja ekonomike u tregua rezistuese, edhe pse me një shkallë më të ulët mesatare në krahasim me periudhën para krizës globale ekonomike dhe financiare. Trendet e tregut të punës në raport me popullsinë e aftë për punë, në periudhën e kaluar disa vjeçare, nivele të përmirësuara të pjesëmarrjes së numrit të punësuarve të popullsisë dhe nivele të papunësisë në rënie”, tha ministrja Shahpaska.

Në pjesën e gjendjeve të tregut të punës, ministrja Shahpaska informoi se shkalla e punësimit shënon rritje, përkatësisht prej 44,1% në vitin 2017, në vitin 2020 punësimi është rritur për 3,1 për qind dhe është 47,2%. Kurse, shkalla e papunësisë në vitin 2017 e cila ishte 22,4% deri në fund të vitit 2020 është zvogëluar për gjashtë për qind, përkatësisht është 16,4%, duke arritur edhe vlerat prej 16,1% dhe 16,2% gjatë vitit 2020.

Lidhur me pyetjen në lidhje me rritjen e pagës minimale në vend, ministrja potencoi se edhe në kushtet e pandemisë punëtorët e morën pajtueshmërinë ligjore që u përket dhe informoi se paga minimale sot është 54 % nga paga mesatare në vend.

Në temën ekonomia joformale dhe çfarë bën shteti në këtë fushë, ministrja Shahpaska e potencoi qasjen e ndryshuar të Qeverisë për zvogëlimin e ekonomisë joformale dhe zbatimin e Strategjisë për formalizim të punës joformale gjatë periudhës 2018-2020.

“Përparësitë kryesore janë formalizimi i ekonomisë joformale përmes avancimit të procesit të matjes, përcjelljes dhe detektimit të ekonomisë joformale, rrethim më të mirë afarist për krijim, rritje dhe zhvillim të kompanive, stimulim dhe mbështetje të formalizimit të aktiviteteve joformale ekonomike si dhe përforcim të moralit tatimor dhe zvogëlimi i tolerancës ndaj ekonomisë joformale”, informoi ajo.

Ministrja Shahpaska informoi edhe për rregulloren e re ligjore për marrëdhëniet e punës në të cilën punon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bashkë me përfaqësuesit e punëtorëve dhe të punëdhënësve.

Ligji i ri, njoftoi ministrja Shahpaska, do të jetë në përputhje me direktivat dhe standardet ndërkombëtare dhe, mes tjerash, do t’i rregullojë edhe çështjet për punë sezonale, punën nga distanca, mungesën prindërore, institutin pagë të barabartë për punë të njëjtë për gratë dhe burrat, si dhe kontratat për kohë të caktuar.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.