19.05.2021
Shahpaska në takim me Lidhjen e Shoqatave të Pensionistëve: Vazhdojmë me kujdesin për kategorinë më të moshuar të qytetarëve, i afrojmë shërbimet sociale në vendin e banimit, investojmë në shtëpi të reja për të moshuarit
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me përfaqësuesit e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve.
![](content/sojuz na penzioneri 3.jpg)
Në takim u fol për nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pensionistët, me çka u theksua se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si ministri përkatëse, ku në fokus të punës së tyre është kujdesi për kategoritë e rrezikuara të personave, duke përfshirë edhe popullsinë më të moshuar, pensionistët, në mënyrë serioze i qaset drejt gjetjes së zgjidhjeve më të mira që janë në interes të tyre.
Përfaqësuesit e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve mirëpritën qëndrimin pozitiv të deritanishëm ndaj kategorisë më të moshuar të qytetarëve në vend, për sa i përket pagesës së rregullt dhe të parakohshme të pensioneve, si dhe përfshirjen e një pjese të pensionistëve me pakon e katërt të masave dhe ndihmën e dhënë atyre me pension deri më 15.000 denarë.
Gjithashtu, u mirëprit edhe përparësia për vaksinim kundër Covid-19, sipas grupeve të moshuara të kësaj kategorie të qytetarëve që numëron rreth 325.000 persona.
Ministrja Shahpaska njoftoi për aktivitetet e ndërmarra konkrete në drejtim të përmirësimit të shërbimeve sociale për mbrojtje dhe ndihmë të pensionistëve, me çka, siç theksoi, ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me njësitë lokale në vend.
![](content/Sojuz na penzioneri 1.jpg)
“Nëpërmjet procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale dhe lidhje të marrëveshjeve me 19 komuna e sigurojmë shërbimin ndihmë në shtëpitë e të moshuarve për kategorinë më të vjetër të qytetarëve. Kështu, si ofrues të shërbimeve i angazhojmë ata që më vështirë punësohen dhe në këtë mënyrë i aktivizojmë në tregun e punës. Ky shërbim social është falas për shfrytëzuesit, ndërsa personat e angazhuar i paguan komuna. Përmes kësaj qasje, mundësojmë personat e moshuar të qëndrojnë në mjedisin e tyre ku ndihen më rehat, ndërkohë të marrin ndihmën e nevojshme”, tha Shahpaska.
Lidhur me çështjen e rritjes së kapaciteteve për akomodim të personave të moshuar dhe pensionistëve, ministrja njoftoi se për momentin po punohet në zgjerimin e kapacitetit të Shtëpisë për personat e moshuar në Berovë dhe vijon adaptimi dhe zgjerimi i një objekti tjetër për Shtëpinë e personave të moshuar në Probishtip.
Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga takimi i sotëm dhe gatishmëri për bashkëpunimin e ardhshëm për të gjitha çështjet që i përkasin nevojave të pensionistëve.