04.11.2021

Ministrja Shahpaska ndau plaketat për kompanitë të renditura më mirë në vendin tonë në përputhje me Çmimin kombëtar të kompanive me praktikë më të mirë për siguri dhe shëndet në punë në vitin 2021

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot ndau plaketat për tre kompanitë në vend të renditura më mirë sipas Çmimit kombëtar të kompanive me praktikë më të mirë për siguri dhe shëndet në punë për vitin 2021. Zgjedhjen e kompanive e organizon Këshilli Nacional i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, me mbështetje të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Në përputhje me rezultatet e punës së komisioneve dhe vlerësimin, fituesit e plaketave këtë vite janë kompanitë: Kromberg dhe Shubert (Kromberg & Shubert) – Manastir, Qumështorja SHA – Manastir dhe Rive Shped – Bogdancë.

Gjatë ndarjes së plaketave për Kompanitë me praktikë më të mirë për siguri dhe shëndet në punë, ministrja Shahpaska theksoi se kapitali njerëzor është më i rëndësishëm dhe prandaj vlen çdo kontribut që do të jepet në sigurimin e vendeve të sigurta të punës dhe ruajtjen e shëndetit në punë.

“Me rëndësi të veçantë është kontributi juaj që ju si kompani e ofroni në përhapjen e porosisë për rëndësinë e kontributit në zhvillimin e vazhduar dhe avancimin e sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës, respektimin dhe implementimin efikas të obligimeve ligjore në këtë fushë”, tha ministrja Shahpaska.

Ajo shprehu kënaqësi se këtë vit numri i kompanive të paraqitura është dukshëm i rritur për dallim nga viti i kaluar. Gjithsej 23 (njëzet e tre) kompani, këtë vit u paraqitën në thirrjen publike për zgjedhjen e kompanisë me praktikën më të mirë për siguri dhe shëndet, për dallim nga viti i kaluar kur kishte gjithsej 8 aplikantë.

 

Ministrja iu referua temës së fushatës dyvjeçare në fushën e SSHP – parandalim dhe udhëheqje me çrregullimet muskulore-skeletore (ÇMS) të lidhura me punën, si një nga problemet më të përfshira shëndetësore të cilat paraqiten tek punëtorët në Evropë, ndërsa janë drejtpërdrejtë të lidhura me punën dhe vendet e punës. Ato janë edhe arsyet më të shpeshta për invaliditet dhe për pushim mjekësor të punëtorëve, ndërsa kjo drejtpërdrejtë ndikon në produktivitetin e zvogëluar edhe për të punësuarit edhe për kompanitë.

Kryetarja e Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, Jasmina Çalovska i përgëzoi kompanitë të renditura më mirë për përkushtimin e tyre në sigurimin e vendeve të sigurta të punës dhe kujdesit për shëndetin e punëtorëve dhe e theksoi punën e jashtëzakonshme të komisioneve profesionale për siguri dhe shëndet në punë të cilët edhe në kushte të vështira të shkaktuara nga pandemia me sukses e realizuan punën, i vizituan kompanitë në vendngjarje me qëllim të shikohet gjendja reale në terren.

Ndarja e plaketave për kompanitë edhe këtë vit për shkak të pandemisë, u mbajt më vonë, gjatë kohës së shënimit të Javës Evropiane për SSHP, në vend të praktikës së mëparshme më 28 prill – Dita Botërore për SSHP.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.