17.11.2021

MPPS: Janë siguruar 284,9 milionë denarë shtesë për 1.216 punësime të reja përmes Planit Operativ për Punësim 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar 284,9 milionë denarë shtesë për 1.216 punësime të reja, të cilat do të realizohen përmes Planit Operativ të programeve dhe masave aktive për punësim. 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme, me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, e shqyrtoi dhe e pranoi Planin Operativ të rishikuar për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021. Në Planin Operativ të rishikuar janë implementuar mjete shtesë në shumë prej 284.960.000 denarëve të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Synimi është të përforcohet aksesi në politikat aktive të tregut të punës, veçanërisht për të papunët me kualifikim të ulët dhe ata nga kategoritë e rrezikuara. Këtë e parasheh Plani i Veprimit për realizimin e rekomandimeve nga konkluzionet e përbashkëta nga Dialogu Ekonomiko-Financiar nga korriku i vitit 2021. 

Nga gjithsej mjetet e parashikuara, 36.900.000 denarë janë të dedikuara për Programin 1, përkatësisht për mbështetje për vetëpunësim (ndërmarrësi) për 115 vetëpunësime shtesë; 153.750.000 denarë për masën për subvencionimin e pagave, me të cilën do të përfshihen në mënyrë shtesë edhe 674 persona të papunë. 

Janë paraparë mjete edhe për zbatimin e pilot masës së re për subvencionimin e pagave në sektorin e tekstilit për 300 persona të papunë në vlerë prej 73.800.000 denarë, si dhe 15.289.200 denarë për masën Punësimi dhe rritja e subjekteve juridike për 127 punësime shtesë. 

 

Me këto ndryshime dhe plotësime në Planin Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës, përmes programeve të punësimit mundësojmë punësimin e 1216 personave të rinj të papunë. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me prioritetet dhe synimet e saj strategjike në vazhdimësi krijon dhe zbaton politika efikase të përfshirjes sociale dhe politika punësimi. Qëllimi është që të ofrohet qasje më e mirë dhe më e shpejtë për kategoritë e ndryshme të cenueshme të personave të papunë në tregun e punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Me Planin Operativ në vitin 2021 u përfshinë rreth 12 mijë persona të papunë, përmes 8 llojeve të ndryshme të programeve që përmbajnë edhe masa të tjera të caktuara. 

Deri në nëntor është realizuar 85% e Planit Operativ për vitin 2021 dhe në periudhën e ardhshme do të intensifikohet zbatimi i tij.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.