10.11.2023

Husein: Realizimi i suksesshëm i "Garancia për të rinjtë"

“Ne jemi veçanërisht krenarë që Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian dhe që nga viti 2018 dhe në vazhdimësi me sukses e zbaton projektin Garancia për të rinjtë. Garancia për të rinjtë synon t'u ofrojë të rinjve (15-29 vjeç) ofertë cilësore për punësim, arsimim të vazhdueshëm dhe aftësim ose praktikë në afat prej katër muajsh nga dita e regjistrimit në Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë", theksoi zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husein në fjalimin e tij në Forumin Rinor kushtuar përforcimit të potencialit rinor në tregun e punës.

Që nga prezantimi i tij në 2018 e deri më sot, mbi 80,000 të rinj kanë marrë pjesë në Garanci për të rinjtë. Pothuajse 40% e pjesëmarrësve të Garancisë për të rinjtë gjetën një punë, fituan arsimim dhe trajnim të vazhdueshëm përmes masave të punësimit, ose u përfshinë në një praktikë, e cila konsiderohet si një rezultat pozitiv.

“Qasja për trajtimin e papunësisë së të rinjve në tregun e punës ka treguar një përmirësim të dukshëm të situatës me punësimin e të rinjve”, apostrofoi Husein.

Zëvendësministri i Punës në fjalën e tij iu referua zbatimit të Ligjit për asistencën e të rinjve, përmes të cilit çdo i ri deri në moshën 23 vjeçare i punësuar në aktivitete prodhuese, dhe pas përfundimit të arsimit të mesëm, duhet të përfitojë kompensim në masën prej 3000 denarë në muaj me orar të plotë.

“Qasja për trajtimin e papunësisë së të rinjve në tregun e punës ka treguar një përmirësim të dukshëm të situatës me punësimin e të rinjve”, apostrofoi Husein.

“Kjo zgjidhje ligjore hasi në një reagim pozitiv si nga kompanitë ashtu edhe nga të rinjtë për shkak të mbështetjes në paga. Duke filluar me zbatimin nga viti 2020 e deri më sot, më shumë se 10 mijë të rinj deri në 23 vjeç kanë ushtruar të drejtën e asistencës për të rinjtë”, tha Husein.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.