10.11.2023

MPPS: Të rinjtë nën drejtimin e skautëve dhe shoqërinë e Trençevskës vazhdojnë në rrugët drejt shëndetit më të mirë mendor

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska vazhdon të zbatojë iniciativën Walk and Talk dhe sot ishte e pranishme në Tetovë në shtegun e këmbësorëve së bashku me të rinjtë nën drejtimin e skautëve.

Në shtigjet e “Walk and Talk” si mbështetës ka qenë edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Flakron Bexheti.

Nisma “Walk & Talk” zbatohet nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike (IDUEP) në bashkëpunim me Unionin e Skautëve, me mbështetjen e Zyrës lokale të UNICEF-it dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS).

Tetova ishte qyteti i pestë me radhë në të cilin iniciativa u zbatua me të rinjtë e shkollave të mesme. Trençevska në të kaluarën ka qenë pjesë e grupeve në Strumicë, Valandovë, Shtip dhe Probishtip.

Në takime marrin pjesë persona të moshës nga 15 deri në 29 vjeç, të cilët angazhohen në mënyrë aktive në diskutim me ekspertin e punësuar për të udhëhequr narrativën dhe diskutimin gjatë ecjes.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.