06.11.2023

MPPS: Vallandova po merr kopsht të ri, në Piravë po zgjidhim një problem të kahershëm

Në ditën e çlirimit të Valandovës, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetari i Komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov, paralajmëruan një kopsht të ri në Piravë të Valandovës, që do të zgjidhë sfidën e kahmotshme të Piravës për vendosjen e fëmijëve në institucionet parashkollore. 

Gjatë vizitës në vendin ku do të realizohet projekti i objektit të ri, Trençevska theksoi se kjo është edhe një dëshmi se bashkëpunimi me komunat gjithmonë kontribuon për një jetë më cilësore në qytet.

Kryetari Kostadinov tregoi se mbrojtja e fëmijëve mbetet prioriteti i tij numër një. Ai theksoi se trendi i rritjes së kapaciteteve të kopshteve duhet të vazhdojë si në vitet e kaluara.

Në komunën e Valandovës, në vitin 2019 është ndërtuar objekti i ri në fshatin Brajkovc me kapacitet prej 50 fëmijëve, ndërsa në vitin 2022 është ndërtuar objekti i ri në fshatin Josifovo me kapacitet prej 52 fëmijëve. Të dy objektet financohen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, për të cilat janë investuar mbi 37 milionë denarë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.