23.11.2023

Trençevska: Kategoria më e cenueshme e pensionistëve mbeten fokusi ynë i punës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në programin e mëngjesit në Sloboden Peçat foli për kapacitetet e shtëpive të të moshuarve në vend dhe shërbimet e ofruara nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për lehtësimin e jetës së të moshuarve, kategorinë më të vjetër të qytetarëve. 

“Ne nuk duhet të kujdesemi për të moshuarit vetëm gjatë javës së kujdesit për të moshuarit, por çdo ditë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ministrinë tonë, ku ka mbrojtje sociale dhe ku me investimet kapitale bëhen investime në shtëpi të reja të të moshuarve”, tha Trençevska.
Ministrja përmendi se institucionet publike për mbrojtjen sociale jashtëfamiljare të të moshuarve janë nën juridiksionin e komunës. Ajo theksoi se ministria e financon ndërtimin e të njëjtit vetëm përmes një projekti të bashkangjitur më parë nga komuna, i cili gjithmonë është i koordinuar me komisionin për investime kapitale nga ministria para zbatimit. Trençevska paralajmëroi edhe institucione të reja publike për mbrojtje sociale jashtëfamiljare të të moshuarve në Probishtip dhe Kavadar.

Në interes të qytetarëve Trençevska foli edhe për pensionet. Ajo theksoi se vetëm zgjidhjet sistematike për pagën minimale dhe pensionet japin rezultat sepse vetëm kjo garanton rritjen e tyre të vazhdueshme.

“Për më shumë se një vit pensionet janë rritur për mbi 25%, rritja e pensioneve vjen pas rritjes së inflacionit, por edhe të pagës mesatare”, theksoi Trençevska.

Ministrja paralajmëroi se së shpejti Qeveria do të miratojë një zgjidhje për masat e reja që synojnë kategoritë më të cenueshme të pensionistëve, respektivisht pensionistët me të ardhurat më të ulëta.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.