08.11.2023

Trençevska: Me asistencën e të rinjëve inkurajojmë rininë që të përfshihen në veprimtari produktive

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizitoi kompaninë “Rade Konçar - TEP”, e cila fitoi Çmimin Kombëtar për kompaninë me sistemin më të mirë të implementuar për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë për vitin 2023.

Kompania ka 75 punonjës, nga të cilët 23 janë femra dhe 7 janë të rinj deri në 23 vjeç.

Trençevska, gjatë kontaktit të drejtpërdrejtë me punëtorët deri në moshën 23 vjeçare, është informuar se tashmë 5 prej tyre janë pjesë e të rinjve që janë përfitues të asistencës për të rinj.

Asistenca e të rinjve jepet me qëllim që të inkurajohen të rinjtë që të përfshihen më shumë në tregun e punës në veprimtarinë productive. Shuma e asistencës për të rinj është 3000 denarë dhe është e rregulluar sipas Ligjit të asistencës për të rinj.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.