14.11.2023

Trençevska: Të ndërtojmë të ardhmen nga të rinjtë, për të rinjtë

Në shënimin e fillimit të aktivitetit të USAID-it për të rinjtë që në mënyrë aktive krijojnë mundësi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mbajti fjalim hyrës dhe më pas u angazhua në mënyrë aktive në një diskutim me të rinjtë.

“Të rinjtë janë forca lëvizëse në çdo shoqëri, përfshirë edhe tonën, prandaj duhet të ndërtojmë të ardhmen me ta, për ta. Ne e dimë se nga të rinjtë varet jo vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja, dhe suksesi i të rinjve varet nga mundësitë që ne u ofrojmë. Besoj dhe e di se këtu ne kemi të rinj me potencial të madh”, theksoi Trençevska.

Ministrja me fjalimin e saj me pyetjen “Si t'i motivojmë të rinjtë të qëndrojnë në komunitetin e tyre, t'i bashkohen tregut të punës dhe të jenë qytetarë active?” i motivoi ata të përfshihen në diskutime aktive.

Ajo po ashtu i inkurajoi që të përdorin masat nga Plani Operativ dhe theksoi se për vitin e ardhshëm do të bazohet në hulumtimin që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po bën me USAID-in, në të cilin të rinjtë shprehin nevojat dhe interesat e tyre.

“Zëri i të rinjve është shumë i rëndësishëm dhe ne jemi këtu për t'ju dëgjuar. Një nga prioritetet strategjike të Ministrisë është ulja e papunësisë tek të rinjtë, e cila është kyçe për ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse. Në bashkëpunim me partnerë si USAID-i, ne përpiqemi t'u japim të rinjve mundësi për të fituar aftësitë e nevojshme për një karrierë të suksesshme dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në ekonominë tonë, kështu së bashku do të krijojmë një të ardhme më të begatë për të gjithë", tha Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.