13.11.2023

Trençevska: Vazhdojmë me përvoja pozitive me UNHCR-në si më parë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot përfaqësuesen e UNHCR-së, Monika Sandri, së cilës i përfundon mandati pesëvjeçar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim u diskutua për progresin e vendit në periudhën e kaluar dhe bashkëpunimin që shteti ka me agjencitë e OKB-së.

Në takim, Sandri foli për krizën e migracionit dhe integrimin e refugjatëve në vend, duke theksuar se integrimi mund të arrihet duke ofruar qasje më të madhe në të gjitha të mirat materiale.

Trençevska e falënderoi për 5 vite bashkëpunim me Sandrin dhe i uroi punë të suksesshme në të ardhmen.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.