14.11.2023

Trençevska: Zhvillimi i kapitalit njerëzor mund të arrihet përmes politikave të besueshme sektoriale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, me fjalën e saj hyrëse hapi takimin e trembëdhjetë plenar të Grupit Punues Sektorial në fushat e arsimit, punësimit dhe politikës sociale.

Trençevska e filloi fjalimin e saj duke shpjeguar qëllimin e politikave sektoriale dhe legjislacionit. Ajo theksoi se synojnë ofrimin e mundësive të barabarta, qasje më të lehtë në tregun e punës, kushteve të drejta të punës dhe gjithëpërfshirjes, duke theksuar se zbatimi i tyre synon krijimin e një ekonomie të drejtë dhe të qëndrueshme dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve me fokus në kategoritë më të cenueshme të qytetarëve.

“Që nga prezantimi i tij në vitin 2018 e deri më sot, mbi 80 mijë të rinj i janë bashkuar Garancisë për Rininë. Treguesit vijues tregojnë se rreth 40% e të rinjve që kanë marrë një ofertë kanë qenë në situatë pozitive 18 muaj pas daljes nga sistemi i ofrimit të shërbimit Youth Garante, pra janë të punësuar ose të përfshirë në disa trajnime. Rezultatet pozitive të zbatimit të Garancisë për të rinjtë janë nxitje për përforcimin e mëtutjeshëm të zbatimit të aktiviteteve për përfshirje më të madhe të të rinjve dhe përfshirjen e tyre në masat e punësimit sipas nevojave të tyre”, tha Trençevska.

Me qëllim të aktivizimit të të papunëve, ministrja theksoi se do të vazhdojë zbatimi i masave dhe shërbimeve aktive të punësimit në tregun e punës, duke përfshirë personat më pak të kualifikuar, përfituesit e asistencës sociale dhe përfituesit e asistencës minimale të garantuar.

“Rritja e pagës minimale dhe mesatare dhe të gjitha masat e angazhimet që janë ndërmarrë kanë ndikim në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve, si dhe në stimulimin e aktivitetit ekonomik, produktivitetit të punës dhe konkurrencës. Kujdesi për standardet e jetesës së të moshuarve është thelbësor dhe pensionet kanë një ndikim të madh në varfërinë e përgjithshme. Rritja e pensioneve është në përputhje me metodologjinë e re për rritjen e pensioneve dhe në përputhje me trendet ekonomike po ndërmerren masa për të mbështetur financiarisht kategorinë më të cenueshme të pensionistëve”, tha Trençevska në lidhje me krijimin e politikave dhe masave të cilat i referohen popullsisë më të vjetër në vend. 

Së fundi, ministrja bëri thirrje për ndarjen e pikëpamjeve dhe përvojave të ndryshme për të krijuar politika që do t'i përshtaten të gjithëve në vend.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.