Publikuar më dt. 23.05.2024

Në bazë të nenit 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje ("Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale bën këtë publikim në ueb faqen të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:    

NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisionet për vendosjen e kundërvajtjeve në fushën e marrëdhënieve të punës i informon subjektet e përmendura juridike dhe fizike kryerës të kundërvajtjeve sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, se ka bërë dy përpjekje të njëpasnjëshme për të dorëzimin e NJOFTIMIT me shtojcë Kërkesë e parashtruar për inicimin e procedurës  për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar i cili nuk ka mundësi t'i dorëzojë me dorëzim personal, edhe atë deri tek:

1. Shoqëria për ndërtim, tregti dhe shërbime ARS INVEST SHPKNJP Shkup, me seli në rr. "Filip Vtori Makedonski", nr. 19 – 1/9 Shkup, NVA 4043013514270 si person përgjegjës juridik.

2. Palort Zeqiri, me vendbanim në rr. “Filip Vtori Makedonski”, nr. 19 – 1/9 Shkup. 

Ftohen subjektet e lartpërmendura fizike dhe juridike brenda 8 (tetë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të paraqiten në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për vendimmarrje për kundërvajtjeve në rrugën Dame Gruev. 14, Shkup, në cilësinë e palës për pranimin e NJOFTIMEVE të lartpërmendura me shtojcë  Kërkesë e parashtruar për inicimin e procedurës  për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar çdo ditë pune nga ora 7:30-16:30, mbi të cilën brenda 3 ditëve do të mund të prononcohen me shkrim në lidhje me faktet dhe dëshmitë e dhëna në kërkesën për inicimin e procedurës për kundërvajte.       

Paralajmërim: Nëse personat e lartpërmendur nuk paraqiten, ky njoftim publik do të konsiderohet si dorëzim i rregullt që  është në përputhje me nenin 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje, kurse pasojat negative që mund të ndodhin i bartë vetë pala.

Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje nga sfera e marrëdhënieve të punës


Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.