Publikuar më dt. 27.05.2024

Në bazë të nenit 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale bën këtë publikim në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:

NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për Vendimmarje për Kundërvajtje nga sfera e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, njofton personat fizikë dhe juridikë kryrës të kundërvajtjeve,  sipas Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, se ka bërë dy përpjekje të njëpasnjëshme për të dhënë NJOFTIMIN nr. 18-7753/2 nga data 06.12.2023, pas kërkesës për fillimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar i cili nuk ka mundësi t'i dorëzojë me dorëzim personal deri tek:

1. Nikolla Nikoliq, me vendbanim në rr. Vasil Llevski nr.7, Qendër, Shkup si person përgjegjës 

2. “Furra Korner Bejkiri Nikolla Mirosllav Nikoliq, me seli në rr. “Pero Nakov” nr.108, Gazi Babë, Shkup, si person juridik.

Ftohen personat e lartëpërmendur fizik dhe juridik që, në afat prej 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi, të kontaktojnë në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisionin për Vendimmarrje për Kundërvajtje në rr. “Dame Gruev” nr.14, Shkup, në cilësinë e palës, të pranojë NJOFTIMIN e lartpërmendur bashkëngjitur me kërkesën për fillimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar, çdo ditë pune nga ora 7:30 - 16:30, mbi të cilën në afat brenda 3 ditëve do të mund të prononcohen me shkrim në lidhje me faktet dhe dëshmitë e dhëna në kërkesën për inicimin e procedurës për kundërvajte.

Paralajmërim: Nëse personat e lartpërmendur nuk paraqiten, ky njoftim publik do të konsiderohet si dorëzim i rregullt që është në pajtim me nenin 56 paragrafi (5) dhe nenin 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje, kurse pasojat negative që mund të ndodhin do i bartë vetë pala. 

Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje nga sfera e marrëdhënieve të punës


Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.