Publikuar më dt. 12.03.2024

Në bazë të nenit 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje ("Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale bën këtë publikim në ueb faqen të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:

NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisionet për vendosjen e kundërvajtjeve në fushën e marrëdhënieve të punës i informon subjektet e përmendura juridike dhe fizike kryerës të kundërvajtjeve sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, se ka bërë dy përpjekje të njëpasnjëshme për të dorëzimin e AKTVENDIMIT nr. 19-6830/3 (lidhja numër 19-455/1-24) të dt. 10.01.2024, pas kërkesës së parashtruar për inicimin e procedurës  për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar i cili nuk ka mundësi t'i dorëzojë me dorëzim personal, edhe atë deri tek:

1. Shoqëria për prodhim, shërbime dhe tregti eksport-import VE-GRUPA SHPKNJP, Radovish, me seli në Bul. “Aleksandar Makedonski”, nr. 2/5, Radovisht, si person përgjegjës juridik dhe

2. Vancço Efremov, me adresë në fshatin Zleovo, Radovish, si person përgjegjës i personit juridik.  

Ftohen subjektet e lartpërmendura fizike dhe juridike brenda 8 (tetë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të paraqiten në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për vendimmarrje për kundërvajtjeve në rrugën Dame Gruev. 14, Shkup, në cilësinë e palës për pranimin e aktvendimit të lartpërmendur çdo ditë pune nga ora 7:30-16:30, mbi të cilën mund të parashtrohet padi për inicimin e kontestit administrativ brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të aktvendimit, në përputhje me nenin 70 të Ligjit për kundërvajtje. 

Paralajmërim: Nëse personat e lartpërmendur nuk paraqiten, ky njoftim publik do të konsiderohet si dorëzim i rregullt që  është në përputhje me nenin 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje, kurse pasojat negative që mund të ndodhin i bartë vetë pala. 

Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje nga sfera e marrëdhënieve të punës

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.