25.06.2021

Ministrja Shahpaska: UNHCR është mbështetësi dhe partneri ynë në politikat që sigurojnë mbështetje të kategorive më të rrezikuara të personave 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me përfaqësuesin e Komisionerit të Lartë për Refugjatët të Kombeve të Bashkuara UNHCR, Monika Sandri. Sfidat me të cilat po përballen personat që nuk kanë dokumente personale, refugjatët dhe emigrantët ishin temë për të cilën sot biseduan të dyja palët.

“Përgatitja e Ligjit për persona të paevidentuar në Librin Amë të të Lindurve është shembull për vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë t’u ndihmojë personave të cilët nuk mund t’i realizojnë të drejtat e njeriut për shkak të mos posedimit të dokumenteve”, theksoi ministrja Shahpaska. 

Ajo informoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ishte koordinator i grupit të punës për përgatitjen e Ligjit për persona të paevidentuar në librin amë të të lindurve dhe e koordinon punën e grupit të punës përgjegjëse për zbatimin e Ligjit. 

“Gjatë vitit 2019, u formuan ekipe mobile të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë në komunitetet rome, i identifikojnë persona të paevidentuar në librin amë të të lindurve. Në këtë proces, në teren janë identifikuar rreth 650 persona pa dokumente, ndërsa në përputhje me të dhënat e fundit, kërkesë për certifikatë të parë të përkohshme kanë parashtruar rreth 200 persona. Procesi i sigurimit të dokumenteve duhet të vazhdojë, sepse kjo nënkupton hyrjen e tyre në sistemin e mbrojtjes sociale dhe qasje në arsim, shëndetësi dhe punësim”, tha ministrja Shahpaska. 

Përfaqësuesja e UNHCR-së, Monika Sandri shprehu mbështetje të fortë për përpjekjet dhe aktivitetet e ministrisë që synojnë regjistrimin e personave pa dokumente në mënyrë që të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore të njeriut.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.