11.06.2021

Takim i ministres Shahpaska me ambasadorin austriak Vucas: Maqedonia e Veriut dhe Australia vazhdojnë me bashkëpunimin e ngushtë në sferën e shërbimeve sociale dhe tregun e punës
 
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me ambasadorin e Republikës së Austrisë në vend, Georg Vucas dhe atasheun austriak për marrëdhënie internacionale dhe bilaterale dhe çështje nga politika sociale, Harald Fuger. Në takim u dorëzua një memorandum mirëkuptimi midis Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë Federale të Punës dhe Çështjeve Politike dhe Mbrojtje të Konsumatorëve të Republikës së Austrisë, me të cilën konfirmohet bashkëpunimi i mëtejmë midis dy vendeve në fushën e shoqërisë dhe punës.
 
“Memorandumin e parë e nënshkruam në vitin 2014, ky është i dyti, dhe gëzohem që bashkëpunimi po vazhdon. Mbështetjen që e morëm nga Republika e Austrisë në krijimin e shoqërisë demokratike për ne është shumë e rëndësishme. Projektet dhe rezultatet e suksesshme që prej tyre i marrim, janë dëshmi se punët po shkojnë në drejtimin e duhur”, tha në takim ministrja Jagoda Shahpaska. Në takim u prezantuan edhe projektet përmes së cilës dy ministritë bashkëpunojnë, ndërsa vitin e kaluar theksi ishte në shkëmbimin e përvojave për shërbimet për punësimin e qëndrueshëm të të rinjve në rrezik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky lloj i bashkëpunimit vazhdon edhe në periudhën e ardhshme.
Në periudhën e ardhshme do të fillojë zbatimi i një numri të madh i projekteve në fushën e luftës kundër varfërisë, mbrojtjes dhe parandalimit të dhunës së bazuar gjinore, trafikimi me njerëz, si dhe përballimi me pasojat shëndetësore dhe sociale nga pandemia COVID-19 për personat e margjinalizuar, duke i përfshirë edhe romët.
 
Projektet do të financohen nga Ministria e Çështjeve Sociale, Shëndetësi, Kujdes dhe të Drejtat e Konsumatorëve, ndërsa do t’i zbatojnë organizatat joqeveritare austriake në bashkëpunim me organizatat joqeveritare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Po ndjekim avancimin tuaj të rrugës drejt integrimeve të BE-së”. Republika e Maqedonisë së Veriut ka qasje serioze për këtë çështje. Krijojmë partneritet social dhe besojmë se nga kjo përfitim më të madh do të kenë qytetarët”, theksoi ambasadori Georg Vucas.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.