14.06.2023

Husein: Ministria gjithmonë do të jetë partnere e qytetarëve për të krijuar masa për jetesë cilësore

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein foli në ngjarjen përmbyllëse ku u prezantuan rezultatet e projektit “Drejt politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore në bujqësi dhe zhvillim rural”, organizuar nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit – Shkup, dhe mbështetur nga UN Women.

Lidhur me pjesëmarrjen aktive të grave në tregun e punës, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale bëri me dije se në më pak se dy vite përmes masave që janë pjesë e Planit Operativ janë punësuar 3370 gra dhe 6035 gra kanë fituar aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara në tregun e punës, pra janë të përfshira rreth 10.000 gra. Gjithashtu, ai shtoi se një pjesë e madhe e këtyre grave të përfshira janë pikërisht gra nga zonat rurale, të cilat patën mundësinë ë cilët patën mundësinë të zyrtarizojnë biznesin e tyre, por edhe të tregtojnë prodhimin e tyre në njërën nga platformat elektronike.

Zëvendësministri Husein në fjalën e tij hyrëse iu referua edhe procesit të miratimit të Projektligjit të ri për Marrëdhëniet e Punës.

“Secila nga këto risi synon drejtpërdrejt gratë nga zonat rurale dhe u ofron atyre kushte të reja për vlerësimin e punës së tyre dhe për aktivizim dhe stabilitet më të madh ekonomik”, tha Husein.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke punuar në ndërtimin e ambienteve të reja dhe zgjerimin e ambienteve ekzistuese të kopshteve, veçanërisht në zonat rurale, por edhe në ngritjen e shërbimeve për ndihmë dhe kujdes ndaj të moshuarve.

“Ekonomia e kujdesit dhe ngritja e shërbimeve për ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi, japin mundësinë e angazhimit të një numri të madh grash nga zonat rurale të cilat nuk kanë qenë asnjëherë aktive në tregun e punës, për të punuar si ofrues të licencuar të shërbimeve për të moshuarit, në këtë mënyrë për të përmirësuar stabilitetin e tyre ekonomik, por edhe për të dalë nga pozicioni “vartës” në të cilin ishin prej vitesh”, tha Husein.

Zëvendësministri Husein theksoi se Ministria merr pjesë aktive në punën e Grupit Punues për Barazi Gjinore dhe Përkrahje të Grave në mjediset rurale të krijuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të mbështetur nga UN Women. Ky grup pune krijoi masën 115 për mbështetjen financiare të grave fermere, qëllimi i së cilës është përmirësimi i pozitës ekonomike të grave, rritja e numrit të grave të regjistruara dhe në këtë mënyrë kontributi i barabartë në zhvillimin e bujqësisë. Në këtë kontekst ai iu referua edhe Strategjisë për Barazi Gjinore, ku një nga synimet strategjike është avancimi i pozitës së grave në zonat rurale. 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale gjithmonë do të jetë partnere e qytetarëve me qëllim për të krijuar masa për jetesë cilësore dhe sigurimin e të drejtave dhe mundësive të barabarta për të gjithë”, përfundoi Husein.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.