01.06.2023

Husein: MPPS vazhdon të punojë në avancimin, zhvillimin, fuqizimin dhe mbështetjen e familjeve kujdestare

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husein foli në manifestimin “Pikniku Familjar”, organizuar me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Familjeve Kujdestare.

“Një fëmijë mund të ndjejë dashuri, mbështetje dhe përkatësi vetëm në një mjedis familjar. Por fatkeqësisht jemi dëshmitarë se si një numër i madh fëmijësh humbin çdo ditë familjen dhe kujdesin e prindërve për arsye të ndryshme dhe pa fajin e tyre.

“Një fëmijë mund të ndjejë dashuri, mbështetje dhe përkatësi vetëm në një mjedis familjar. Por fatkeqësisht jemi dëshmitarë se si një numër i madh fëmijësh humbin çdo ditë familjen dhe kujdesin e prindërve për arsye të ndryshme dhe pa fajin e tyre. Ne duhet të krijojmë mundësi të barabarta për këta fëmijë, ashtu si fëmijët që rriten me prindërit e tyre. Dhe kjo mundësi jeni ju, familjet kujdestare!”, theksoi Husein para të pranishmëve.

Me këtë rast, zëvendësministri Husein tha se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përmes institucioneve të saj që janë pjesë e sistemit të mbrojtjes sociale, do të vazhdojë të punojë në promovimin, zhvillimin, përforcimin dhe mbështetjen e familjeve kujdestare, si më parë dhe në e ardhmja do të jetë pjesë e të gjitha programeve dhe aktiviteteve që janë dhe do të jenë pjesë e procesit të zhvillimit të rrjetit të familjeve kujdestare në vendin tonë.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë, siç tha, partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë, si Zyra e UNICEF-it në Shkup, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, si dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, komunat në vendin tonë të cilët ofrojnë mbështetje dhe ndihmë në zhvillimin e shumë shërbimeve sociale, përfshirë familjet kujdestare.

Manifestimi "Pikniku Familjar" organizohet dhe bashkëpunohet nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit së bashku me Qendrën për Mbështetjen e Familjeve Birësuese në JU Shtëpia e Fëmijëve 11 Tetor Shkup dhe Qendra për Përkrahje të Familjeve Birësuese në SOS Fshati i Fëmijëve Shkup.



Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.