13.06.2023

Husein: Qëllimi ynë më i lartë mbetet zbatimi i standardeve më të larta për mbrojtjen efektive të viktimave të dhunës me bazë gjinore

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein mbajti një fjalim hapës në Konferencën Përfundimtare të Programit Rajonal për t'i dhënë fund dhunës kundër grave “Zbatimi i normave, ndryshimi ndaj qëndrimeve”, organizuar nga UN Women.

“Sfida e dhunës ndaj grave në shoqërinë tonë ka kohë që është hartuar dhe hapi i parë është hedhur tashmë në vitin 2017 kur u ratifikua Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit) dhe me atë procedurë tashmë ishim të sigurt se ndryshimet do të fillojnë të ndodhin”, theksoi Husein në fillim të fjalimit.

Zëvendësministri theksoi se dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje nuk janë më çështje private dhe shteti, përmes politikave gjithëpërfshirëse dhe të integruara, po punohet seriozisht në parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës.Në këtë kontekst, zëvendësministri Husein shtoi:

“Dhe si aktivitet i parë në drejtim të zbatimit të Konventës së Stambollit në vitin 2021, u miratua Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje. Ajo që arrihet me këtë ligj është një përmirësim i dukshëm i mbështetjes institucionale dhe gjithëpërfshirëse për viktimat e dhunës me bazë gjinore”.

Ligji specifikon veprimet dhe masat që duhet të ndërmerren nga shteti për parandalimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave duke ofruar një sistem mbështetës, duke përfshirë fuqizimin ekonomik.

“Për zbatimin dhe funksionimin efektiv të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale miratoi aktin nënligjor dhe Protokollin për bashkëpunimin e institucioneve dhe organizatave për trajtimin e viktimave të dhunës me bazë gjinore”, informoi Husein.

Duke folur për krijimin e politikave dhe ndërmarrjen e veprimeve për parandalimin dhe mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna me bazë gjinore, përfshirë dhunën nëpërmjet internetit, shëndetin seksual dhe riprodhues, avancimin e të drejtave të grave dhe vajzave, familjeve dhe komuniteteve, Zëvendësministri i Punës dhe Politikë Sociale tha:

“Në të gjitha rajonet planifikuese janë krijuar 14 shërbime të specializuara për përkujdesjen ndaj grave viktima të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore (strehimore). Përveç strehimoreve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka krijuar edhe qendra të specializuara këshillimore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në 7 rajone planore. Janë krijuar 10 këshillimore të specializuara për gratë viktima të dhunës dhe dhunës në familje dhe 8 këshillimore të specializuara për trajtimin psiko-social për autorët e dhunës në familje.

Lidhur me dhunën me bazë gjinore, Husein tha se nuk është vetëm një problem i grave, por edhe i gjithë shoqërisë.

“Fuqizimi i sistemit, mbështetja e gruas në procesin e përfshirjes në tregun e punës, lufta kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore, janë mjete që përforcojnë të gjithë shoqërinë. Me çdo veprim tonin investojmë në brezat e ardhshëm, investojmë për fëmijët që do të rriten në frymën e barazisë dhe mosdiskriminimit, investojmë në çrrënjosjen e dhunës transgjenerative, investojmë në themelin e fortë të shtetit”, potencoi Husein.

Këta hapa të rëndësishëm janë arritur në partneritet dhe bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, sektorin civil, që nënkuptojnë përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe krijimin e kushteve për përfitime të barabarta, rritje të barabartë dhe vlerësim të barabartë të burrave dhe grave.

“Qëllimi ynë më i lartë vazhdon të jetë zbatimi i standardeve më të larta për mbrojtjen efektive të viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe të drejtave të njeriut në reagimin e përgjithshëm institucional”, përfundoi zëvendësministri Husein.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.